Flash

Meta: Porti i ri i Durrësit, aferë në mungesë të transparencës

Lapsi.al 11 August 2022
Meta: Porti i ri i Durrësit, aferë në mungesë të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me strukturat e partisë në Durrës, ka sjellë në vëmendje atë që e quajti aferën me portin e ri. Sipas ish-Presidentit, këtij projekti i mungon transparenca dhe bie ndesh me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

“E dini që kemi portin, aferën e portit që është një aferë që është kundërshtuar nga opinioni i gjerë për mungesë transparence dhe BE se bie në kundërshtim me Stabilizim Asociimit, që duhet të përmbushim që të ecim më tej.

Marrëveshja parashikon se të tilla marrëveshje duhet të bëhen nëpërmjet konkurrencës së lirë, këtu kemi të bëjmë me një aferë brutaliteti arrogancë nga i cili nuk fitojnë as qytetarët e Durrësit dhe as ekonomia.

Ne do ta ndjekim me vëmendje këtë proces. Nuk më pëlqen të flas pa letra e fakte. Të jeni të sigurt që vetëm aferën e inceneratorëve nuk keni parë gjë akoma, në krye të tij ndodhet Rama por edhe të shumë aferave të tjera.

Ndaj nuk mund të pranojmë që Durrësi i traditave dhe historisë e kulturës të keqtrajtohet kështu nga një bandë e të jetë nën presionin e të fortëve”, - deklaroi Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI