Flash

Arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode

Lapsi.al 11 August 2022
Arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode

Mediat raportojnë se është arrestuar në Berat ish-shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode.

Ai pritet të transferohet në Tiranë, ku do të vuajë edhe dënimin me 12 vite burg pas dënimit që Gjykata e Posaçme dha për të në prill të këtij viti.

Bode akuzohej si i përfshirë me grupin e trafikantëve te droges të Moisi Habilajt, ende ne arrati. Ai është shfaqur edhe në një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt.

Në dhjetor 2021 u vetëdorëzua në polici edhe ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila i cili u dënua me 8 vite burg.

Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 3 vite e 4 muaj burg edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

I njëti dënim u dha edhe për ish-ministrin e Brendshme, Saimir Tahiri©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Një person sulmon zyrat e FBI në SHBA

Një person i armatosur i veshur me jelek të blinduar u përpoq të hynte në një zonë kontrolli sigurie në një zyrë në terren të FBI-së në Ohio të SHBA. Mediat ame...

20:55

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI