Flash

Korçë/ Sekuestrohen tre mina me telekomandë, arrestohet 35-vjeçari nga Lezha

Lapsi.al 11 August 2022
Korçë/ Sekuestrohen tre mina me telekomandë, arrestohet

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Remote”, sekuestrohen 3 mina me telekomandë, arrestohet 35-vjeçari nga Lezha Pavlin Çupi.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të minave me telekomandë, duke parandaluar ngjarje të mundshme kriminale.

Operacioni i zhvilluar pas një pune hetimore disajavore, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

 

Vihet në pranga 1 tjetër shtetas, sekuestrohen 3 mina me telekomandë, të montuara me lëndë të dyshuar eksploziv plastik C4.

Shkon në 2 numri i të ndaluarve dhe në 6 i minave të sekuestruara, gjatë të dy fazave të operacionit, ku faza e parë e tij u finalizua 6 muaj më parë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Remote”, startuar 6 muaj më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një pune hetimore disajavore finalizuan me sukses fazën e dytë të tij. Si rezultat i saj u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Pavlin Cupi, 35 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas do të tentonte të shiste mina me telekomandë, të cilat dyshohet se mund të përdoreshin në veprimtari kriminale në qytetin e Korçës, u organizuan shërbimet, u bë i mundur lokalizimi i personit dhe kapja e tij në vendin e quajtur “Enkelana”, në Pogradec. Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë mjetit tip “Mercedes-Benz”, që ky shtetas drejtonte, në bagazh u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mina me telekomandë, të montuara me lëndë të dyshuar eksploziv plastik C4.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Ulen lehtë temperaturat

Paraditja do të ketë dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit, por herë as here do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave në territor. Par...

07:20

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI