Flash

Ish balerini i kundërpërgjigjet Britney, poston video të saj duke i bërtitur djemve

Lapsi.al 11 August 2022
Ish balerini i kundërpërgjigjet Britney, poston video të saj duke

Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline, postoi një seri videosh të vjetra që shfaqnin këngëtaren duke debatuar me dy djemtë e tyre.

Kevin i cili ka qenë i martuar me krijuesen e hitit "Toxic" nga viti 2004 deri në 2007, ndau tre video në Instagram të enjten, të cilat tregonin Spears duke qortuar djemtë e saj, Sean dhe Jayden.

“Nuk mund të rri duarkryq dhe të lejoj që djemtë e mi të akuzohen në këtë mënyrë pas asaj që kanë kaluar. Sado që na dhemb, vendosëm si familje t'i postonim këto video”, ka shkruar Federline krahas klipit, duke thënë se djemtë e tyre ishin 11 dhe 12 vjeç në kohën kur u realizuan videot.

"Kjo nuk është as më e keqja," vazhdoi ai. “Gënjeshtrat duhet të ndalen. Shpresoj që fëmijët tanë të rriten njerëz të mirë pas gjithë gjërave që kanë kaluar.”

Në videon e parë, Spears duket se nuk është në dijeni se po filmohet nga një prej djemve të saj teksa hynnë dhomën e tyre të gjumit.

“Kjo është shtëpia ime”, u thotë ajo në klip. "Nëse dua të hyj këtu dhe të të jap locion për fytyrën tënde sepse është e thTë ... më mirë të fillosh të më respektosh, a jemi të qartë?"

"Të gjithë duhet të filloni të më trajtoni si një grua me vlerë," vazhdoi artistja, duke shtuar, "Unë jam një grua, mirë, tregohuni mirë me mua, a e kuptoni?"

Klipi i dytë, gjithashtu i marrë në dukje pa dijeninë e këngëtares, tregon Spears që bërtiste: “Ke lajthitur? E ke humbur mendjen ” ndërsa ajo ishte ulur në sediljen e pasagjerit të makinës.

Këngëtarja dukej e mërzitur me djalin e saj Sean pasi ai ishte futur brenda një dyqani pa këpucë. Si ndëshkim, ajo i tha se po i hiqte telefonin.

“Jam e tronditur dhe nuk di çfarë të bëj,” dyshohet se thotë Britney . “Dhe unë kam frikë nga ty sepse je i çuditshëm dhe po kalon pubertetin. Dhe nuk di çfarë të them. Por më intereson më shumë se sa mendon ti .”

Vendimi i Federlinepër të ndarë videot në internet shkaktoi zemërim u shpreh një burim i afërt për 'Page Six'."Kjo është e tmerrshme, Kevin është i neveritshëm. "/Lapsi.al

[embed]https://youtu.be/pkghg7BW42w[/embed]

Të këshilluara

Steve Martin njofton largimin nga aktrimi

Aktori Steve Martin zbuloi në një intervistë të re se mund të tërhiqet nga aktrimi. Ai aktualisht luan në serialin Hulu, 'Only Murders In The Building' së ba...

15:22

Noizy dhe Duda miq apo armiq

Noizy dhe Duda kanë marrë sërish vëmendje së bashku. Pasi patën hatërmbetje mes njëri tjetrit, tashmë raporti i tyre është rregulluar. Jo vetëm kaq por kujtojmë...

13:22

Plagoset Vali Corleone

King Valentino Corleone i cili njihet në rrjetet sociale me nofkën Vali Corleone, kishte kohë që nuk përflitet për bëmat e tij. Bëma të cilat dikur e kthyen ...

13:16

Facebook vlerëson me notë Dua Lipën

Dua Lipa po merr vëmendjen e të gjithëve këto ditë, por komenti i fundit në postimin e saj është me të vërtetë special. Ylli me famë botërore ka tërhequr vëmend...

10:11

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI