Flash

Dy persona sulmojnë policin në Dibër, efektivi kundërpërgjigjet me armë

Lapsi.al 11 August 2022
Dy persona sulmojnë policin në Dibër, efektivi

Një efektiv policie është sulmuar nga dy persona në Peshkopi. Mësohet se rreth orës 13:35 në lagjen Kamen, dy persona D.S dhe S.S janë përfshirë në një konflikt me efektivin e policisë M.K.

Policia raporton se dy persona e kanë qëlluar me sende të forta duke i shkaktuar dëme efektivit i cili mësohet se ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

"Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K(punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt", njofton policia.

Të këshilluara

Zhduket një vajzë 31-vjeçare në Durrës

Një vajzë 31-vjeçare është zhdukur në Durrës. Policia njofton se ka qenë nëna e 31-vjeçares e cila ka denoncuar zhdukjen e së bijës. Sipas saj, vajza para nj...

09:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI