Flash

Arrestimi i ish-shefit të policisë/ Ishte kthyer nga Anglia dhe fshihej në Berat

Lapsi.al 11 August 2022
Arrestimi i ish-shefit të policisë/ Ishte kthyer nga Anglia dhe

Mediat kanë zbardhur detaje të reja për arrestimin e ish-shefit të stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode.

Ai u prangos mbrëmjen e së enjtes në një banesë në Berat. Sipas të njëjtave burime pas arratisjes në vitin 2017 nga vendi, mësohet se kishte jetuar për shumë kohë në Angli.

Bode kishte vendosur të kthehej në Shqipëri dhe të fshihej në vendin e tij të lindjes në fshatin Mimias të Beratit.

Në aksion merrnin pjesë forcat Shqiponja, FNSH dhe policia e Beratit, ndërkohë që Bode u arrestua në një banesë në këtë fshat ku ishte i vetëm.

Më herët Bode i kishte shpëtuar dy operacioneve për kapjen e tij, pasi dyshohet se janë dekonspiruar nga kolegët.

Bode, i akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit të Habilajve u dënua me 12 vjet burg nga Gjykata e Posaçme.

Në qeli tashmë ndodhen ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila i cili u dënua me 8 vite burg.

Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 3 vite e 4 muaj burg edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. I njëjti dënim u dha edhe për ish-ministrin e Brendshme, Saimir Tahiri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Një person sulmon zyrat e FBI në SHBA

Një person i armatosur i veshur me jelek të blinduar u përpoq të hynte në një zonë kontrolli sigurie në një zyrë në terren të FBI-së në Ohio të SHBA. Mediat ame...

20:55

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI