Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Turizmi, jugu braktiset më tepër pas çmimeve të larta dhe tragjedisë së Himarës

Lapsi.al 10 August 2022
Turizmi, jugu braktiset më tepër pas çmimeve të larta dhe

Të ndikuar nga situata tragjike e ndodhur në Potam të Himarës që i mori jetën 7-vjeçares, nuk kanë qenë vetëm vendasit, por edhe turistët e huaj. Shumë prej tyre kanë anuluar pushimet drejt këtij destinacioni.

Ngjarja tragjike në Potam të Himarës ku Jonada Avdia, vetëm 7-vjeçare, humbi jetën pati një impakt të gjerë në mbarë opionin publik.

Por teksa qytetarët apelojnë për drejtësi për të dhe thonë se do të mbajnë peticione, situata është refklektuar me impakt negativ edhe te turistët.

"Referuar këtij aksidenti apo incidenti është një imazh tepër i shëmtuar. Kemi pasur vazhdimisht ankesa. Por do të nis me një fakt. Një emigrant në Itali më kishte kërkuar ti rezervoj një hotel atje. Të nesërmen më mori dhe më tha ma të lutem ma anulo, i paguaj unë paratë tha sepse më mirë të paguaj paratë sesa të paguaj para për të vdekur."

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rahman Kasa, shprehet se shqetësimi me mjetet lundruese është paralajmëruar shumë më herët dhe se zgjidhja për bllokimin e tyre nuk është e drejtë.

"Për fat të keq gjithmonë kërkesat e komunitetit bien në vesh të shurdhër, nuk merren seriozisht. Vetëm kur ndodhin pastaj bëhet rrëmujë, aksion, sepse ne akoma për fat të keq vazhdojmë me aksione, duke bllokuar pastaj mjetet motorike. Nuk është e drejtë të bllokohen mjetet motorike sepse këto mjete motorike paguajnë taksa, kanë investuar për ti blerë. Vendos rregulla, vendos standarde."

Vendosja e standardeve për të shmangur situata të tilla do të ishte, sipas tij, e vemtja mënyrë për të menaxhuar këto ngjarje, ku ai i Himarës vërtetoi se mund të shkojnë deri në tragjizëm./ ORA

Të këshilluara

Kepi i Rodonit nën flakë prej tre javësh

Prej 3 javësh flakët vijojnë të jenë aktive në Kep të Rodonit, në Shetaj të Durrësit. Edhe ditën e sotme ka vijuar operacioni për shuarjen e flakëve në një terr...

16:28

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI