Flash

Qeveria merr borxh 49 mln dollarë për rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Lapsi.al 10 August 2022
Qeveria merr borxh 49 mln dollarë për rrugën Qukës-Qafë

Qeveria ka marë një tjetër kredi prej 49 mln dollarësh për të përfunduar rrugën Qukës-Qafë Plloçë.Ministrja e financave Delina Ibrahimaj tha se kredia e marë është me terma shumë të favorshme në një kohë që jemi në krizë ekonomike.Kjo rrugë pritet tu shërbej rreth 600 mijë banorëve në këto zona.

49 mln dollarë është kredia e marë nga qeveria shqiptare për të përfunduar rrugën Qukës -Qafë Plloçë. Ky segment me një gjatësi prej 43 km ka nisur të ndërtohet që në vitin 2009 dhe për shkak të ndryshimit të projektit ende nuk ka përfunduar.

Ministrja e financave Delina Ibrahimaj ka nënshkruar marrëveshjen me fondin saudit për marrjen e kësaj kredie ndërsa theksoi se kjo rrugë do të shkurtojë udhëtimin nga Tiranë në juglindje të vendit.

Drejtori i fondit Fondit Arab të Zhvillimit theksoi se ky fond i dhënë do t’i vijë në ndihmë rreth 600 mijë banorëve të këtyre zonave.

“Kam pasur nderin të nënshkruaj kredinë për rrugën Tiranë-Elbasan me një vlerë totale 49 mln dollarë si një kredi shtesë e dhënë nga fondi saudit për zhvillim. Ne e kemi financuar këtë projekt më parë me vlerë 25 mln dollarësh. Kjo marrëveshje synon përfundimin e projektit. Rruga është me gjatësi 43 km dhe përfitojnë prej saj rreth 600 mijë banorë duke përmirësuar cilësinë e transportit apo sigurinë rrugore”, tha ministrja.

Segmenti prej 43 kilometrash i rrugës, Qukës Qafë-Plloçë është parashikon të ulë me rreth 45 minuta kohëzgjatjen e udhëtimit nga Tirana në juglindje./ ABC

Të këshilluara

Kepi i Rodonit nën flakë prej tre javësh

Prej 3 javësh flakët vijojnë të jenë aktive në Kep të Rodonit, në Shetaj të Durrësit. Edhe ditën e sotme ka vijuar operacioni për shuarjen e flakëve në një terr...

16:28

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI