Flash

Nën hetim dy piromanët e Gjirokastrës, policia zbardh detajet

Lapsi.al 10 August 2022
Nën hetim dy piromanët e Gjirokastrës, policia zbardh detajet

Policia e Gjirokastrës ka proceduar dy shtetas, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarr për djegien e barërave dhe si pasojë janë djegur sipërfaqe toke me bimësi dhe mbetje urbane.

Është proceduar shtetasi S. K., 41 vjeç, banues në fshatin Kardhiq, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në vendin e quajtur "Mbrete", në fshatin Kardhiq, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Si dhe shtetasi B. B., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në lagjen "Gërhot", dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur mbetje të ndryshme në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

Njoftimi/ DVP Gjirokastër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin S. K., 41 vjeç, banues në fshatin Kardhiq, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në vendin e quajtur "Mbrete", në fshatin Kardhiq, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Gjithashtu, po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin B. B., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në lagjen "Gërhot", dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur mbetje të ndryshme në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kepi i Rodonit nën flakë prej tre javësh

Prej 3 javësh flakët vijojnë të jenë aktive në Kep të Rodonit, në Shetaj të Durrësit. Edhe ditën e sotme ka vijuar operacioni për shuarjen e flakëve në një terr...

16:28

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI