Flash

Meta i drejtohet Ramës: Unë i bie më të fortit, e këpus në mes

Lapsi.al 10 August 2022
Meta i drejtohet Ramës: Unë i bie më të fortit, e këpus

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se e pret një betejë e fortë politike nga shtatori. Ai tha në takimin me strukturat e Tiranës se do ta shembë sistemin e kalbur dhe të korruptuar që ka krijuar kryeministri ashtu siç shembi në emër të ligjit të gjitha kioskat te “Parku Rinia” në kohën kur ishte kryeministër i vendit.

“Ndaj edhe pse ju duket gushti pak si i nxehtë, të jeni të sigurt se shtatori do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar. Për këtë sekt që ka humbur çdo lidhje me vendin, me qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e ndershëm. Këtë sekt që nuk ngopet së torturuari dhe shkaktuari vuajtje ndaj qytetarëve më të rregullt dhe më të thjeshtë të vendit tonë.

Unë jam këtu që të mbaj premtimet dhe premtimi im është se siç shemba në emër të ligjit dhe të ardhmes së Tiranës, gjithë kioskat e të fortëve e Parkut Rinia dhe të tutorëve të Edit, kështu do të shemb i pari unë dhe ju një milion të qytetarëve të Tiranës, të gjithë së bashku, këtë kalbësirë, regjim që vetëm vjedh, mashtron grabit, tjetërson pronat e qytetarëve me falsifikime.

Por do t’i japim dhe ndëshkimin e merituar që kurrë në historinë e Shqipërisë dhe Tiranës askush të mos guxojë të mashtrojë popullin, të shkelë Kushtetutën dhe ligjin dhe ndëshkimi i këtij sekti do të jetë shembulli më i mirë për të gjithë ata që do vijën të qeverisin, sesi nuk duhet të qeverisin”, tha Meta.

Me tej Meta i ka dërguar edhe një “mesazh” Edi Ramës, duke i thënë: “Si çun i Pazarit të Ri dua t’i them çunit të Kristaqit, që edhe ai e di që unë këtë e kam mësuar nga “Pazari i Ri”, unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti por bën si më i fort… e këpus në mes edhe t’i duket Erioni Kolonjës, ti duket gjigant. Edhe unë i bie vetë, s’ka nevojë, i bie me kënaqësinë më të madhe, i bie në emër të Shqipërisë”- tha Meta.

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, plagosen babë e bir

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Zërvaskë në Pogradec. Nësohet se një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë janë plagosur dy persona, b...

19:54

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI