Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Konfirmohet bashkëpunimi i Elton John dhe Britney Spears

Lapsi.al 10 August 2022
Konfirmohet bashkëpunimi i Elton John dhe Britney Spears

Së fundmi është konfirmuar zyrtarisht dueti i Elton John dhe Britney spears.

Përfaqësuesit e John dhe Spears kanë deklaruarpër The Post se dyshja do të publikojnë një ripërpunim të këngës së tij hit të vitit 1971 "Tiny Dancer", të cilën ata po e quajnë "Hold Me Closer".

John gjithashtu konfirmoi lajmin në një postim në Twitter të hënën, duke zbuluar veprën artistike të këngës. Në një sfond rozë të zbehtë, titulli i zi i këngës qëndron mbi emoji-t e një trëndafili dhe një rakete.

Britney  ka përmendur në postimet në Instagram gjatë viteve të fundit se është duke punuar për diçka të quajtur Project Rose. Për momentin është e paqartë nëse Project Rose është dueti i saj me Rocket Man, një pseudonim për Elton.

Kënga shënon publikimin e parë të Spears që nga albumi i saj i vitit 2016 "Glory" .Është gjithashtu projekti  i parë që nga përfundimi i konservatorit të saj 13-vjeçar në nëntor të kaluar.

“Hold Me Closer” nuk ka ende një datë zyrtare të publikimit.

Lajmi i mirë vjen disa ditë pasi Spears dhe bashkëshorti i saj, Sam Asghari, iu përgjigjën ish-bashkëshortit dhe babait të dy djemve të saj, Kevin Federline, i cili pretendoi se adoleshentët zgjedhin të mos flasin me të për shkak të fotove të saj nudo.

"Siç e dimë të gjithë, rritja e djemve adoleshentë nuk është kurrë e lehtë për askënd," shkroi këngëtarja për djemtë Preston, 16 dhe Jayden, 15, të cilët nuk morën pjesë në dasmën e saj të fundit.

"Unë u dhashë atyre gjithçka," shkroi ajo. "Vetëm një fjalë: E lënduar."/Lapsi.al

Të këshilluara

Amanda Seyfried e penduar për pozat nudo

Amanda Seyfried bëri debutimin e saj në ekran kur ishte adoleshente në sezonin e vitit 1999 të "As the World Turns" para se t'u bashkohej telenovelave të njohur...

14:11

Reperja e njohur i rikthehet muzikës

Reperja australiane Iggy Azalea ka njoftuar se do t'i rikthehet muzikës. Në një postim të gjatë në Twitter, Iggy tha se e la muzikën për shkak të 'energjisë ...

14:16

Johnny Depp, sërish bashkëpunim me Dior

Johnny Depp ka nënshkruar sërish një marrëveshje shumëvjeçare me Dior për të vazhduar të shërbejë si fytyra e famshme e kolonjës, Sauvage. Të hënën, llogaria...

13:29

Demi Lovato, në një lidhje të re dashurie

Demi Lovato po përflitet së fundmi për një romancë dashurie me një muzikant. “Është një marrëdhënie vërtet e lumtur dhe e shëndetshme”, tha një burim i brend...

18:23

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI