Flash

Kina sërish kërcënon sigurinë e Tajvanit: Do përdorim forcën nëse ribashkimi nuk arrihet

Lapsi.al 10 August 2022
Kina sërish kërcënon sigurinë e Tajvanit: Do përdorim

Kina sërish ka përsëritur kërcënimin e saj për përdorimin e forcës ushtarake për marrjen e kontrollit të Tajvanit.

Ky njoftim i bërë më 10 gusht vjen në kohën kur stërvitjet ushtarake të Pekinit përreth ishullit vetëqeverisës të Tajvanit kanë rritur tensionet në nivelin më të lartë në vitet e fundit.

Në deklaratën e Zyrës për Çështje të Tajvanit thuhet se Pekini “do të punojë me sinqeritetin më të madh dhe do të bëjmë përpjekje që ribashkimi të arrihet në mënyrë paqësore”.

“Por, ne nuk e përjashtojmë mundësinë e përdorimit të forcës dhe ne e rezervojmë mundësinë e ndërmarrjes së të gjitha masave të nevojshme. Kjo bëhet për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e jashtme dhe nga të gjitha aktivitetet separatiste”, u tha në deklaratë.

“Ne do të jemi gjithmonë të gatshëm të përgjigjemi duke përdorur forcën ose mjetet e tjera të nevojshme për të parandaluar forcat e jashtme ose veprimet radikale të elementeve separatiste. Qëllimi ynë përfundimtar është të sigurojmë perspektiva të ribashkimit paqësor dhe të shtyjmë përpara këtë proces”, u shtua në deklaratën e Zyrës kineze për Çështje të Tajvanit.

Kina tha se këto lëvizje kërcënuese të saj janë nxitur nga vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila qëndroi në Tajvan javën e kaluar. Por, Tajvani tha se kjo ishte një vizitë rutinë dhe Kina po e përdor si pretekst për të kërcënuar.

Përveç mbajtjeve të stërvitjeve ushtarake dhe kërcënimeve, Kina po ashtu ka njoftuar se do të ndërpresë dialogun me Shtetet e Bashkuara për çështjet e sigurisë detare dhe të ndryshimeve klimatike.

Tajvani i ka parë stërvitjet e Kinës si përgatitje për pushtim.

Kina e konsideron Tajvanin si provincë të saj, pavarësisht se këto dy shtete janë ndarë më 1940 gjatë një lufte civile. Por, Pekini insiston se ky ishull do t’i kthehet dikur./REL/

Të këshilluara

Erdogan viziton Ballkanin muajin e ardhshëm

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do t’i vizitojë vendet e Ballkanit gjatë muajit të ardhshëm, ka njoftuar të hënën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Ca...

19:51

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI