Flash

Hakerat nxjerrin e-mailet e ministrisë së Jashtme: Ishte zgjedhja e popullit

Lapsi.al 10 August 2022
Hakerat nxjerrin e-mailet e ministrisë së Jashtme: Ishte zgjedhja e

Grupimi i hakerave i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, që pak ditë më parë publikoi materiale të hakeruara nga e-mail i kryeministrit Edi Rama ka nisur të publikojë të dhëna të vjedhura nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Në faqen e saj të internetit hakerat njoftojnë se Ministria e Punëve të Jashtme “ishte zgjedhja e qytetarëve” në sondazhin që ata kryen për publikimet e radhës.

Ata kanë ngarkuar 578 dokumente nga ambasadat e Shqipërisë në Athinë, Shkup dhe Moskë. Grupi i hakerave në fjalë është duke publikuar edhe materiale që janë fshirë nga inbox-i i ambasadave.

Në këto dokumente gjithashtu janë edhe e-mailet që emigrantët shqiptarë u kanë nisur ambasadave tona të akredituara në shtete e huaja, ku shumica janë kërkesë për pajisje me karta identiteti si dhe për prokura. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, plagosen babë e bir

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Zërvaskë në Pogradec. Nësohet se një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë janë plagosur dy persona, b...

19:54

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI