Flash

Gruaja me urdhër mbrojtje, 62-vjeçari e dhunon dhe arrestohet nga policia e Kurbinit

Lapsi.al 10 August 2022
Gruaja me urdhër mbrojtje, 62-vjeçari e dhunon dhe arrestohet nga

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit për shkak se akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

I arrestuari mësohet se është Xh. S., 62 vjeç, banues në Mamurras dhe akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prani të familjarëve.

Bashkëshortja e shtetasit Xh. S. është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.

"Veproi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së pajisur me urdhër mbrojtjeje, vihet në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. S., 62 vjeç, banues në Mamurras, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prani të familjarëve. Bashkëshortja e shtetasit Xh. S. është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI