Flash

Greqia: Largohemi nga korniza mbikëqyrëse ekonomike e BE-së më 20 gusht

Lapsi.al 10 August 2022
Greqia: Largohemi nga korniza mbikëqyrëse ekonomike e BE-së

Greqia do të largohet më 20 gusht nga e ashtuquajtura kornizë “e mbikëqyrjes së shtuar” e Bashkimit Evropian, tha Ministria e Financave të mërkurën. Kjo lëvizje do t’i lejojë Athinës që të ketë liri më të madhe në krijimin e politikave ekonomike.

Zhvillimet dhe politikat ekonomike të Greqisë janë monitoruar nga blloku, përmes kësaj kornize, që nga viti 2018, pasi Athina doli nga tri paketat ndërkombëtare të shpëtimit. Këto ndihma ishin në vlerë prej mbi 260 miliardë eurosh që Greqia mori nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në mes viteve 2010 dhe 2015.

“Pas 12 vjetësh... një kapitull i vështirë për shtetin tonë po mbyllet”, tha ministri grek i Financave, Christos Staikouras. “Greqia i rikthehet normalitetit evropian dhe nuk do të jetë më një përjashtim në Eurozonë”, shtoi ai.

Staikouras tha se Athina ka përmbushur një sërë kriteresh dhe reformash dhe largimi nga korniza evropiane është konfirmuar përmes një letre nga zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së, Valdis Dombrovskis, dhe komisioneri për Ekonomi, Paolo Gentiloni.

Qëkur ka dalë nga pakot e shpëtimit më 2018, Greqia është varur krejtësisht nga tregjet për financimin e nevojave të shtetit.

Korniza mbikëqyrëse kishte për qëllim që Greqia të vazhdonte zbatimin e masave që do të parandalonin vështirësitë ekonomike, por edhe realizimin e reformave strukturore që kanë për synim rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Të këshilluara

Kepi i Rodonit nën flakë prej tre javësh

Prej 3 javësh flakët vijojnë të jenë aktive në Kep të Rodonit, në Shetaj të Durrësit. Edhe ditën e sotme ka vijuar operacioni për shuarjen e flakëve në një terr...

16:28

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI