Flash

Eurostat: Shqipëria ka përqindjen më të lartë të popullsisë së rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social

Lapsi.al 10 August 2022
Eurostat: Shqipëria ka përqindjen më të lartë të

Eurostat e renditi Shqipërinë si vendin me përqindjen më të lartë të popullsisë në Europë që është e rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social. Eurostat publikoi së fundmi progresin që vendet e Europës kanë bërë në objektivat globale të zhvillimit të qëndrueshëm, në të cilin rezultoi mbi 46 % e popullsisë së Shqipërisë ishte e rriskuar nga varfëria dhe përjashtimi social në vitin 2020 ( të dhënat për Shqipërinë i takojmë vitit 2019).  Ky është niveli më i lartë në Europë dhe me një diferencë të dukshme edhe nga vendet e tjera të Rajonit si Maqedonia dhe Mali i zi që e kanë popullsinë të rrezikuar nga varfëria në nivele të larta.

Të ardhurat e një familje janë përcaktues kyç i standardit të saj të jetesës, por aspekte të tjera mund t’i pengojnë njerëzit në disa vende të marrin pjesë plotësisht në aktivitetet shoqërore, si p.sh. pengesa për tu përfshirë në tregjet e punes ose privimi material.  Për të pasqyruar këto dimensione të ndryshme të varfërisë ose përjashtimit social, treguesi i gjerë “Të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social” mat numrin e njerëzve të prekur të paktën në një nga tre format e mëposhtme të varfërisë ose përjashtimit social:

– Varfëria e të ardhurave;

-Varfëria e rëndë materiale dhe privimi social;

-Intensiteti shumë i ulët i punës

Të dhënat për tre komponentët rrjedhin nga Statistikat e BE-së për të ardhurat dhe kushtet e jetesës (EU-SILC). Për te tre komponentët sëbashku Shqipëria është vlerësuar me gati gjysmën e popullsisë të rrezikuar nga varfëria.

Sipas matjeve të brendshme nga INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2020 është vlerësuar me 186.242 lekë, në krahasim me 170.785 lekë që ishte në vitin 2019 dhe 160.742 lekë që ishte në vitin 2018. Në vitin 2020 janë vlerësuar 621.504 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, kundrejt 659.138 individë të vlerësuar në vitin 2019.

Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i në vitin 2020 sipas INSTAT ishte 43,4 %, kundrejt 46,2 % vlerësuar në vitin 2019.

Shkalla e thelluar e privimit material që tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material është vlerësuar 34,7 % në vitin 2020, kundrejt 37,1% vlerësuar në vitin 2019, duke shënuar një rënie prej 2,4 pikë përqindje. MONITOR

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI