Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Britney Spears reagon ndaj deklaratës së kishës katolike: Nuk jam gënjeshtare

Lapsi.al 10 August 2022
Britney Spears reagon ndaj deklaratës së kishës katolike: Nuk jam

Britney Spears sqaroi së fundmi  se ajo e pyeti planifikuesin e saj të dasmës nëse mund të martohej me  Sam Asghari, në një kishë katolike - por kurrë nuk paraqiti një kërkesë zyrtare vetë.

“Kishte shumë reagime duke thënë se unë kurrë nuk kërkova të martohesha në kishën që fotografova… Po e shkruaj këtë sepse kisha tha se nuk e pyeta kurrë”, shkroSpears, në një postim në Instagram të hënën.

Ajo shpjegoi se  punësoi një planifikues dasmash "jashtëzakonisht të shtrenjtë", i cili më parë kishte punuar për shoqen e saj Madonna dhe se "kërkesa e saj e parë ishte të martohej" në kishën katolike të Shën Monikës në Santa Monica, Kaliforni.

“Ishte e vetmja foto që kisha dhe ia dërgova nëpërmjet telefonit tim n… Më thanë 6 javë më vonë… nuk mund të martohesha atje.Gjatë 2 viteve të Covid,  unë doja të shkoja atje , por më thanë jo për shkak të pandemisë… nuk ka problem, por nuk më pëlqen të më quajnë gënjeshtare kur kisha e tyre thotë se nuk kam pyetur kurrë", shtoi artistja.

Në fillim të këtij muaji, Britney postoi një foto të brendshme të kishës katolike të Shën Monikës dhe tha se nuk i lejohej të martohej atje me Asghari sepse nuk është katolike.

"Ky është vendi ku unë fillimisht doja të martohesha gjatë COVID !!!!" shkroi ajo në atë kohë. “Doja të shkoja çdo të diel… është bukur dhe ata thanë se ishte mbyllur përkohësisht për shkak të COVID . Pastaj 2 vjet më vonë kur doja të martohesha atje më thanë se duhej të isha katolike dhe të kaloja një test. A nuk supozohet se kisha është e hapur për të gjithë ?”

Menjëherë pas kësaj, një përfaqësuese për të njëjtën kishë në Kaliforni i tha TMZ se ata kishin kontrolluar të dhënat e tyre dhe Spears nuk e vizitoi kurrë kishën as nuk u kërkoi atyre të organizonin dasmën e saj.

Zëdhënësja shpjegoi se fotografia që këngëtarja kishte postuar në Instagram ishte kapur nga një transmetim live dhe nuk e kishte fotografuar vetë.

Spears dhe Asghari përfunduan duke u martuar në oborrin e shtëpisë së saj në Thousand Oaks, Kaliforni, në qershor. Të ftuarit në dasmë përfshinin Madonna, Paris Hilton, Drew Barrymore, Selena Gomez dhe Donatella Versace./Lapsi.al

https://www.instagram.com/p/ChBgGT7LyGD/

Të këshilluara

Amanda Seyfried e penduar për pozat nudo

Amanda Seyfried bëri debutimin e saj në ekran kur ishte adoleshente në sezonin e vitit 1999 të "As the World Turns" para se t'u bashkohej telenovelave të njohur...

14:11

Reperja e njohur i rikthehet muzikës

Reperja australiane Iggy Azalea ka njoftuar se do t'i rikthehet muzikës. Në një postim të gjatë në Twitter, Iggy tha se e la muzikën për shkak të 'energjisë ...

14:16

Johnny Depp, sërish bashkëpunim me Dior

Johnny Depp ka nënshkruar sërish një marrëveshje shumëvjeçare me Dior për të vazhduar të shërbejë si fytyra e famshme e kolonjës, Sauvage. Të hënën, llogaria...

13:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI