Flash

“Vuçiç, dora e zgjatur e Putinit”, media kroate: I rrezikshëm deri në inskenimin e një konflikti ushtarak

Lapsi.al 9 August 2022
“Vuçiç, dora e zgjatur e Putinit”, media kroate: I

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është në gjendje të krijojë konflikte ushtarake nëpërmjet strukturave ilegale, si dorë e zgjatur e Vladimir Putinit, e të manipulojë masat për të qëndruar në pushtet. Kështu shkruan media kroate Glas Istra, duke shtuar se Vuçiç së bashku me Milorad Dodikun, në momente kritike është në gjendje të manipulojë, gënjejë dhe t’i shmangë vendimet e mëdha.

“Si dorë e zgjatur e Vladimir Putinit, ashtu si Milorad Dodik, pa shumë probleme, vetëm për të homogjenizuar popullin dhe për të ruajtur pushtetin, ai mund të krijojë përshkallëzime”, shkruan media kroate.

Aty thuhet se Vuçiç është një njeri i rrezikshëm me synime që shkojnë deri në inskenimin e një konflikti ushtarak.

“Vuçiç nuk është vetëm president i një shteti që e ka të vështirë të menaxhojë në momente kritike dhe për këtë arsye manipulon, gënjen dhe shmang marrjen e vendimeve të vështira. Jo, ai është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm me synime edhe më të rrezikshme që shkojnë aq larg sa për të qëndruar në pushtet, ai është në gjendje të inskenojë një konflikt [ushtarak] përmes një atmosfere të krijuar me kujdes për ‘rrezikimin e serbeve në Kroaci’ ose në Kosovë, ose në Mal të Zi, ose në Bosnje e Hercegovinë”, vazhdon gazeta.

Media shton se ai është në gjendje të krijojë retorikën për “denazifikimin” e Kosovës, e përdorur nga Putini me arsyetimin për ta sulmuar ushtarakisht Ukrainën.

“Ai është në gjendje të riformësojë frazën më të rrezikshme të prodhuar nga administrata e Putinit, e cila është ajo për ‘denazifikimin’ e Ukrainës, në ‘denazifikimin’ e Kroacisë ose të Kosovës, ose Malit të Zi, ose Bosnje e Hercegovinës. Andaj, duhet shpëtuar nga çmenduria e ‘popullit serb të rrezikuar’”, shton kjo medie.

Në fund, aty thuhet se Vuçiç po e helmon popullin serb në bashkëpunim me “kukullat” si Ivica Daçiç dhe Aleksandar Vulin.

“Ky njeri po i çmend dhe i helmon popullin e tij në bashkëpunim me kukullat si Ivica Daçiç dhe Aleksandar Vulin. Kryeministrja Ana Brnabiç është një gjethe fiku. Ai po e përdor orientimin e saj seksual për të treguar tolerancë të rreme ndaj dallimeve. Në sfond është edhe neofashisti Vojsllav Sheshel”, përfundon media kroate. /kp/

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI