Flash

Trazirat në Sunny Hill dhe kërcënimi ndaj Elvana Gjatës, çfarë thotë vokalisti i grupit “Ilirët”

Lapsi.al 9 August 2022
Trazirat në Sunny Hill dhe kërcënimi ndaj Elvana Gjatës,

Shemsi Krasniqi, vokalisti i grupit “Ilirët”, vazhdon të përflitet për trazirat që shkaktoi në “Sunny Hill”. Shemsi ka tentuar të këndojë në skenën e festivalit këngën “Mora fjalë”, edhe pse nuk ka qenë i ftuar. Ai ka hedhur akuza të rënda kundrejt Dukagjin Lipës dhe Përparim Ramës, por nuk e ka lënë me kaq.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Era Verë” në T7, këngëtari ka kërcënuar rëndë dhe Elvana Gjatën pasi këndoi ‘Mora fjalë’.

“Unë di me u ba edhe i keq”, tha ai duke e kritikuar këngëtaren se nuk e dinte tekstin e këngës që këndoi në festival.

“Mëkati im ka qenë se kam dashur me kënduar një këngë. As nuk kam kërkuar para, as kushte. Unë vetëm kam ecur, kam mbërritur deri te skena kryesore. As një polic nuk më ka prekur me gisht. Të gjithë kanë qenë me mua. Ai i ka dënuar disa aty sepse ata e kanë kuptuar se nuk ka asnjë të keqe.

Sepse do të këndojë për heroin kombëtar. Ai e ka ditur dhe ka çuar Elvana Gjatën me kënduar. Atë Elvana Gjatën, ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin. Di me u bërë dhe i keq unë. Po, mundet me qenë dhe kërcënim sepse ajo e ka ditur ngjarjen. Si guxon me dalë dhe me bërë shaka me heroin e kombit.

Ajo duhet të kishte thënë jo, nuk e këndoj këtë këngë sepse nuk e kam në repertor. Shikojeni sepse këndon vetëm pak, sepse nuk din tekstin. Nuk mundet ajo torollake me na shitur mend këtu. Unë kam shkuar me kënduar këngën e Adem Jasharit”, ka thënë ai.

Të këshilluara

Bella Hadid dhe varësia e saj ndaj alkolit

Problemet me alkoolin janë shumë të zakonta edhe mes njerëzve të famshëm dhe gjithnjë e më shumë prej tyre po flasin publikisht. Nga Chrissy Teigen, e cila n...

13:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI