Flash

Taika Waititi dhe Rita Ora zyrtarisht të martuar

Lapsi.al 9 August 2022
Taika Waititi dhe Rita Ora zyrtarisht të martuar

Pasi Taika Waititi dhe Rita Ora ndezën thashethemet se janë martuar pasi regjisori u pa me një unazë martesë në gisht, vjen konfirmimi i lajmit. The Sun UK raporton e çifti janë martuar në një ceremoni intime në Londër.

“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje”, tha një burim për median. "Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë."

Rita duket se e konfirmoi lajmin, pasi u shfaq me një unazë rreth në një foto të shpërndarë në Instagram të dielën.

Burimi më tej pohoi se këngëtarja - e cila pas martesës ka ndryshuar emrin e saj në Waititi-Ora - donte një martesë të vogël në mënyrë që ta mbante marrëdhënien e tyre sa më private.

“Është planifikuar të bëhet një festë e madhe, e stilit të showbiz-it, por mos prisni ta shihni të pasqyrohet në revistën me ofertën më të lartë”, -shtoi burimi.

Këngëtarja 31-vjeçare dhe regjisori 46-vjeçar u lidhën në maj të vitit 2021. Waititi ka dy vajza - Te Hinekahu 10 vjeç dhe Mateëa Kiritapu 6 vjeç - nga martesa e tij e mëparshme me Chelsea Winstanley.

Të këshilluara

Ashton Kutcher flet për çrregullimin autoimun

Ashton Kutcher zbuloi se një çrregullim autoimun e la atë pa aftësinë për të parë, dëgjuar apo ecur. “Dy vjet më parë, unë pata këtë formë të çuditshme, supe...

11:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI