Flash

Si qëndron e vërteta e videos virale mes Ilary Blassi dhe Francesco Totti

Lapsi.al 9 August 2022
Si qëndron e vërteta e videos virale mes Ilary Blassi dhe Francesco

Ish-çifti Francesco Totti dhe Ilary Blasi vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e mediave dhe publikut që i ndjek. Pas njoftimit të ndarjes është përfolur edhe për lidhjet e tyre të reja, ai me Noemi Bocchi-n, ndërsa ajo po përflitet se është lidhur me një mik misterioz të ish-futbollistit. Pjesë e thashethemeve dhe spekulimeve të vazhdueshme ishte edhe një video e fundit në TikTok, që qarkulloi me shpejtësi dhe u bë kryefjalë e mediave italiane. Videoja përmbante një dedikim të pretenduar që prezantuesja e Isola dei Famosi thuhet se i kishte bërë ish-bashkëshortit.

“Do të mbetet një kujtim i bukur për ne të dy, por ne do të vazhdojmë të jemi pranë për fëmijët tanë”, shkruhet në përshkrimin e videos, ndërsa në sfond është kënga 'Ti ho voluto bene veramente' nga Marco Mengoni.

Fotot që shfaqen në video janë ndër më të bukurat e ish-çiftit. Por, me sa duket, profili që ka shpërndarë videon nuk është i Blasi-t.

"Profili në fjalë në Tiktok mban emrin e IlaryBlasiReal dhe ka mbi 121 mijë ndjekës. Megjithatë është për të ardhur keq që nuk ka asgjë "të vërtetë" dhe ai profil nuk është asgjë më shumë se fals!” thekson The Pipol Gossip.

Të këshilluara

Ashton Kutcher flet për çrregullimin autoimun

Ashton Kutcher zbuloi se një çrregullim autoimun e la atë pa aftësinë për të parë, dëgjuar apo ecur. “Dy vjet më parë, unë pata këtë formë të çuditshme, supe...

11:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI