Flash

Pete Davidson, në terapi pas sulmeve të Kanye West

Lapsi.al 9 August 2022
Pete Davidson, në terapi pas sulmeve të Kanye West

Pete Davidson po kërkon ndihmë për ngacmimet në internet që ka marrë nga Kanye West.

Një burim ka treguar për 'Page Six' seduke filluar nga prilli i këtij viti, alumi i Saturday Night Live, 28 vjeç, "ka qenë në  terapi " për shkak të postimeve kërcënuese që West ka postuar shumë herë në mediat sociale, ndërsa Davidson ishte në lidhje me Kim Kardashian.

"Vëmendja dhe negativiteti që vijnë nga Kanye dhe veprimet e tij ndikojnë tek Pete dhe atij i është dashur të kërkojë ndihmë," u shpreh burimi i brendshëm.

Burimi shtoi se aktori, "nuk është penduar për lidhjen me Kim dhe dëshiron që të bëhet shumë e qartë se ajo veçse e ka mbështetur atë gjatë gjithë marrëdhënies së tyre"."Duke ecur përpara ai thjesht dëshiron të fokusohet në karrierën e tij."

Javën e kaluar, komediani dhe themeluesja e SKIMS vendosën ti japin fund lidhjes pas nëntë muajsh së bashku.

Pasi ndarja e tyre u bë tituj,Kanye reagoi sërish në Instagram të hënën në mëngjes me një postim të fshirë që nga ajo kohë, ku shfaqej një imazh i një gazete të ndryshuar të New York Times me një titull që shkruhej, "Skete Davidson vdiq në moshën 28-vjeçare".

Një burimtjetër zbuloi për PEOPLE se ekipet përkatëse të Davidson dhe Kardashian kontaktuan Instagram për postimin.

“Ekipi i tij dhe Kim kanë kontaktuar në mënyrë të përsëritur  Instagram duke kërkuar që platforma të bëhet një hapësirë ​​më e sigurt”, rrëfeu  burimi , duke vënë në dukje gjithashtu se sulmet e përsëritura të West janë një arsye pse Pete “ka munguar në mediat sociale”./Lapsi.al

Të këshilluara

Ashton Kutcher flet për çrregullimin autoimun

Ashton Kutcher zbuloi se një çrregullim autoimun e la atë pa aftësinë për të parë, dëgjuar apo ecur. “Dy vjet më parë, unë pata këtë formë të çuditshme, supe...

11:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI