Flash

Nicki Minaj nderohet me cmimin e vecantë në 'MTV Video Music Awards 2022'

Lapsi.al 9 August 2022
Nicki Minaj nderohet me cmimin e vecantë në 'MTV Video Music

Nicki Minaj do të nderohet me çmimin Michael Jackson Video Vanguard Award në MTV në Video Music Awards 2022.

Siaps 'Rolling Stone',reperja gjithashtu do të performojë në shfaqjen e çmimeve, duke shënuar paraqitjen e saj të parë muzikore në VMA që nga viti 2018.

Minaj, e cila ka marrë 17 nominime për VMA dhe ka fituar pesë, është nominuar për çmimin e këtij viti për videon më të mirë Hip-Hop për "Do We Have A Problem" me Lil Baby. Të tjerë të nominuar në këtë kategori përfshijnë Kendrick Lamar, Latto, Pusha T, Eminem dhe Snoop Dogg, dhe Future me Drake dhe Tems për "Wait for U".

“Nicki ka thyer barrierat për gratë në hip-hop me shkathtësinë dhe mjeshtërinë e saj krijuese,” tha Bruce Gillmer, president i muzikës,programimit dhe eventeve, Paramountnë një deklaratë."Ajo ka ndryshuar industrinë e muzikës dhe ka forcuar statusin e saj si një superstar global me , stilin e saj."

Çmimi ,Michael Jackson Video Vanguard u dha për herë të parë në 1984 dhe fituesit e mëparshëm përfshijnë David Bowie, Beatles, Madonna, Janet Jackson, LL Cool J, Jennifer Lopez dhe Missy Elliott.

VMA-të do të mbahen në Qendrën Prudential në Newark, New Jersey më 28 gusht./Lapsi.al

Të këshilluara

Ashton Kutcher flet për çrregullimin autoimun

Ashton Kutcher zbuloi se një çrregullim autoimun e la atë pa aftësinë për të parë, dëgjuar apo ecur. “Dy vjet më parë, unë pata këtë formë të çuditshme, supe...

11:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI