Flash

Kancelari gjerman nën hetim për 47 mln euro, kontrollohen email-et nga koha si kryebashkiak

Lapsi.al 9 August 2022
Kancelari gjerman nën hetim për 47 mln euro, kontrollohen email-et nga

Sipas raportimeve në media, hetuesit gjermanë do të kontrollojnë e-maile të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, nga koha kur ai drejtonte qeverinë e landit të Hamburgut. Gazeta “Hamburger Abendblatt” ka raportuar, se kjo del nga dokumentet që ka në zotërim komisioni hetimor i Hamburgut në lidhje me skandalin financiar Cum-ex. Sipas njoftimit që më 30 mars Gjykata e Qarkut Köln ka lëshuar një urdhër hetimor për postën elektronike me adresë: [email protected], adresa zyrtare e Olaf Scholzit në kohën kur ishte kryebashkiak i Hamburgut.

Sipas afp do të kontrollohen me vendim gjykate E-maile, shënime kalendarike, dhe bashkangjitje të postës elektronike nga 1 janari 2015. Scholz ka qenë deri në vitin 2018 Kryebashkiak i Hamburgut. Gazeta e Hamburgut, “Abendblatt” shkruan, se në lidhje me këto hetime kërkohet të zbardhet, nëse dhe si ka ndikuar politika në vendimin e marrë në nëntor 2016, për të hequr dorë nga një kërkesë financiare tatimore në vlerë prej 47 milionë eurosh kundër bankës Warburg, në kontekstin e Cum-ex. Në fokus është edhe një takim i Scholzit me kreun e atëhershëm të bankës Warburg, Christian Olearius.=

Zëdhënësi i qeverisë: nuk kam dijeni

Kontrolli i E-maileve të Scholzit bëhet në kuadër të hetimeve kundër deputetit të SPD-së, Johannes Kahrs dhe të tjerëve që dyshohen për favorizim dhe mbështetje të evazionit fiskal. Tek deputeti i Bundestagut Kahrs, i cili është angazhuar për bankën Warburg, sipas raportimeve në media, në kuadër të kontrolleve janë gjetur 200.000 euro në një sirtar privat banke.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit është shprehur për Hamburger “Abendblatt”, në lidhje me kontrollin e E-maileve të kancelarit Scholz, se “nuk ka dijeni për këtë. Dhe nuk ka asgjë për të fshehur.”

Çfarë është skandali financiar Cum-ex?

Me Cum-ex lidhet zhvendosja e aksioneve brenda një dite e dividendeve, për të mundësuar rimbursimin e tatimit mbi kapitalin, një shumë që nuk i ishte paguar shtetit. Kështu shteti gjerman përmes këtyre rimbursimeve financiare ka humbur miliarda euro. Skandali u zbulua në vitin 2017. Para një viti Gjykata Federale e Lartë vendosi t’i quajë evazion fiskal të dënueshëm operacionet financiare në lidhje me Cum-ex. Ndërkohë janë ngritur një sërë padish në Gjermani kundër punonjësve të caktuar në banka. /DW

Të këshilluara

Erdogan viziton Ballkanin muajin e ardhshëm

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do t’i vizitojë vendet e Ballkanit gjatë muajit të ardhshëm, ka njoftuar të hënën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Ca...

19:51

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI