Flash

Ish bashkëshorti i Britney Spears mbron babain e saj: Ai e shpëtoi

Lapsi.al 9 August 2022
Ish bashkëshorti i Britney Spears mbron babain e saj: Ai e shpëtoi

Kevin Federline ka shprehur së fundmi mendimin e tij për babain e Britney Spears.

Në një intervistë për ITV News, ish-bashkëshorti i Britney ka deklaruar se ai beson se Jamie Spears e "shpëtoi" këngëtaren duke qenë konservatori i saj.

"Jamie erdhi tek unë dhe më tha, 'Nuk di çfarë të bëj. Unë dua të ndihmoj vajzën time'," tha Federline për ITV News . "Unë pashë një burrë që kujdesej. 100 për qind Jamie e shpëtoi atë në atë kohë. "

Kevin, i cili ndan Jayden James, 15 vjeç dhe Sean Preston, 16, me Spears pranoi se, megjithëse nuk është i sigurt nëse Jamie " ka abuzuar me pozicionin e tij, "në fillim ai e ktheu gjithçka në rrugën e duhur".

"Unë nuk kam qenë i përfshirë , kështu që nuk e di se si erdhi konservatori, vendimi i kujt ishte," shtoi ish balerini . "Gjithçka që di është se ju keni një familje që shqetësohet për vajzën e tyre dhe ata po bëjnë ç'të munden për ta ndihmuar atë. Unë qëndrova larg për shkak të djemve. Më duhej të shqetësohesha për ta”.

Gjatë gjithë kohës së kujdestarisë së Britney-t, Kevin thotë se djemtë  "kishin shumë pyetje" në lidhje me situatën.

"Unë nuk mund t'u përgjigjem cdo pyetje,"tregoi ai . “Përpiqem ti shpjegoj se mamaja e tyre kishte nevojë për ndihmë dhe njerëzit ishin të gatshëm ta ndihmonin.Thjesht përpiqem t'u them se gjërat janë vendosur për të dhe për të mirën e tyre. "

Federline, i cili ishte i martuar me artisten  nga viti 2004 deri në 2007, deklaroi se nuk i mban mëri ish-vjehrrit të tij, edhe pse djemtë u shkëputën nga gjyshi i tyre kur "kufijtë u tejkaluan" nga Jamie.

"Unë absolutisht do ta takoja atë. Sidomos nëse kjo është ajo që do dëshironin djemtë. Nuk i mbaj inat.Njerëzit bëjnë gabime. Ndjehem keq për të. Ai është vënë në vështirësi. Nuk jam i vetëdijshëm për atë që po ndodh dhe kam qëndruar larg për një arsye. E di që ndihet keq dhe djemtë e kanë falur."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Serena Williams njofton largimin nga tenisi

Serena Williams ka deklaruar së fundmi se do të tërhiqet nga sporti pas turneut vjetor për t'u fokusuar në familjen e saj. “Këto ditë, nëse më duhet të zgjed...

16:46

Ashton Kutcher flet për çrregullimin autoimun

Ashton Kutcher zbuloi se një çrregullim autoimun e la atë pa aftësinë për të parë, dëgjuar apo ecur. “Dy vjet më parë, unë pata këtë formë të çuditshme, supe...

11:20

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI