Flash

I morën të riut paratë, biçikletën dhe celularin me pistoletë te koka, dy të arrestuar, dy në kërkim

Lapsi.al 9 August 2022
I morën të riut paratë, biçikletën dhe celularin me

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre për vjedhje me dhunë.

Ngjarja ka ndodhur në Selitë. Katër personat, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë shtetasit K. Z., 23 vjeç, një shumë parash dhe biçikletën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

- S. O., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim, "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

- R. Th., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

- M. F., 23 vjeç, dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

"Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë nën kërcënimin e armës, shtetasit K. Z., 1450 euro, një shumë lekësh, aparatin celular dhe biçikletën" njoftoi policia.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. O. iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë vjedhjes dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”, duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI