Flash

Dojna: Jam grua në karrierrë, para se të jem nënë që lind fëmijë

Lapsi.al 9 August 2022
Dojna: Jam grua në karrierrë, para se të jem nënë

Dojna Mema dhe Vlashent Sata do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë dhe përgatitjen për ardhjen e fëmijës janë drejt fundit.

Në një intervistë për kopertinën e Revistës ëho, prezantuesja Dojna Mema, e cila mund te jetë gruaja që e ka ekspozuar më shumë barkun e saj te rrumbullakosur, ka mbrojtur tezën se përpara se të jetë një thjesht një femër që shumon specien, ajo është një grua në karrierë. 'Përpara se të bëhem nënë, jam grua që kam dëshirat dhe ëndrrat e mia" tregoi ajo duke i dhuruar revistës poza të vecanta nga ditët e fundit të shtatzanise. “Kjo është shtatzënia ime e parë dhe as vetë nuk e di se çfarë do të ndiej pasi ai të ketë ardhur. Është një rrugëtim sa i bukur, aq edhe rraskapitës. Megjithatë as nuk e mendoj tërheqjen nga ekrani, për sa kohë puna më jep energji dhe më bën të lumtur. Nëse gjithçka shkon mirë dhe do të ndihem gati, rikthehem në ekran në janar. Përpara se të bëhem nënë, jam grua që kam dëshirat dhe ëndrrat e mia. Jam e bindur që as im bir s’do të donte të kishte një mami e cila heq dorë nga një pjesë e jetës së saj për të cilën ka punuar që 19 vjeçe. Fatmirësisht punoj në një ekran ku gratë tregojnë çdo ditë se sa të forta janë dhe se mëmësia s’ka qenë kurrë një problem. Përkundrazi, ka plot shembuj nënash fantastike që frymëzojnë në “Top”. – tha ajo.

Të këshilluara

Serena Williams njofton largimin nga tenisi

Serena Williams ka deklaruar së fundmi se do të tërhiqet nga sporti pas turneut vjetor për t'u fokusuar në familjen e saj. “Këto ditë, nëse më duhet të zgjed...

16:46

Ashton Kutcher flet për çrregullimin autoimun

Ashton Kutcher zbuloi se një çrregullim autoimun e la atë pa aftësinë për të parë, dëgjuar apo ecur. “Dy vjet më parë, unë pata këtë formë të çuditshme, supe...

11:20

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI