Flash

Berisha: Janë 300 mijë ton naftë që kontrabandohen

Lapsi.al 9 August 2022
Berisha: Janë 300 mijë ton naftë që kontrabandohen

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me ekspertë ku si fokus bisede ka çmimet e larta në vend. Gjatë fjalës së ti Berisha tha se janë 300 mijë ton naftë që kontrabandohen.

Sipas tij kjo kontrabandë e naftës ka mbulesë të plotë nga qeveria por sipas Berishës në rast se do të luftonim këtë kontrabandë do të përgjysmonim barrën fiskale. 

"Janë 300 mijë ton naftë që kontrabandohen. Po si kontrabandohen? Qeveria. Nafta nuk është kokainë që të futet në arka të bananeve. Ka pronarë tre peshkjarexhe që bëjnë vetëm kontrabanda të naftës dhe që thuhet se takohet periodikisht me kryeministrin. Nuk mund të ketë kontrabandë nafte të tillë pa një mbulesë të plotë të qeverisë. Dhe në qoftë se ne do të luftonim këtë kontrabandë do të përgjysmonim barrën fiskale. Unë këto desha të theksoj dhe të dëgjoj mendimet tuaja pasi ëhstë një sector kritik për për buxhetet familjare për ekonominë për biznesin dhe për bizneset në tërësi", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI