Flash

BE-ja synon shkurtimin e përdorimit të gazit natyror me 15%

Lapsi.al 9 August 2022
BE-ja synon shkurtimin e përdorimit të gazit natyror me 15%

Bashkimi Evropian u bën thirrje vendeve anëtare të reduktojnë përdorimin e gazit natyror për 15 për qind, sipas planit të ri që hyri në fuqi më 9 gusht, dhe synon të përgatisë bllokun për ndalimin e mundshëm të furnizimeve me gaz natyror rus.

Plani, i miratuar dy javë më parë dhe i publikuar si rregullore e Këshillit Evropian më 8 gusht, do të zbatohet për një vit.

Teksti i rregullores citon urgjencën “marrë parasysh rrezikun e afërt për sigurinë e furnizimit me gaz të shkaktuar nga agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës”.

Sipas planit, vendet e BE-së pritet të bëjnë çmos për të reduktuar vullnetarisht konsumin e tyre të gazit natyror për 15 për qind midis 1 gushtit dhe 31 marsit, krahasuar me konsumin mesatar gjatë së njëjtës periudhë të pesë viteve të fundit.

Sipas Komisionit Evropian, 45 miliardë metra kub gaz duhet të kursehen për të arritur objektivin gjatë shtatë muajve të ardhshëm dhe vetëm Gjermania do të duhet të konsumojë rreth 10 miliardë metra kub më pak.

Gjermania përbën rreth 40 për qind të gazit natyror rus të importuar nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja për zvogëlim vullnetar të përdorimit të gazit mund të bëhet e detyrueshme në rast të ndonjë emergjence.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha më 26 korrik se Bashkimi Evropian nuk do t’i dorëzohet “shantazhimit” të Moskës, pasi Gazpromi njoftoi për një tjetër reduktim të madh të gazit përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1, i cili lidh Rusinë me Gjermaninë.

Evropa ndaloi importet ruse të qymyrit duke filluar nga 1 gushti dhe shumica e importeve të naftës do të përfundojnë deri më 31 dhjetor./REL

Të këshilluara

Erdogan viziton Ballkanin muajin e ardhshëm

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do t’i vizitojë vendet e Ballkanit gjatë muajit të ardhshëm, ka njoftuar të hënën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Ca...

19:51

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI