Flash

Arrestohet 40-vjeçari me dy emra i kërkuar për vjedhje në Fier

Lapsi.al 9 August 2022
Arrestohet 40-vjeçari me dy emra i kërkuar për vjedhje në

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia e Fierit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Rei Lala alias Klajdi Gega, 40 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 05.10.2021, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja””, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka përplasur me motor një 70-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. K., 19 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar shtetasin A. Ç., 70 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 70-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sqarojnë uniformat blu.

Të këshilluara

Zhduken dy persona në Tiranë

Dy persona nga Tirana kanë humbur prej ditësh kontaktet me familjet e tyre duke ngritur në këmbë policinë. Blutë bëjnë me dije se familjarët e tyre janë paraqit...

12:36

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI