Flash

Zbulohet bomba e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore në Itali

Lapsi.al 8 August 2022
Zbulohet bomba e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore

Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore e zhytur në një lumë italian është zbuluar pasi lumi u tha prej temperaturave ekstreme. Bomba prej 450 kg u gjet nga peshkatarët në brigjet e lumit Po. Bomba është zbuluar pasi sipërfaqja rreth 650 km e lumit është tharë, në thatësirën më ekstreme të Italisë në 70 vitet e fundit. Moti i nxehtë dhe nivelet e ulëta të reshjeve kanë bërë që të këtë mungesë uji në veri të Italisë, ndërsa kanë shtuar frikën për pasojat e ndryshimeve klimatike.

"Bomba u gjet nga peshkatarët në bregun e lumit Po," tha zyrtari i ushtrisë, koloneli Marco Nasi për agjencinë e lajmeve Reuters.

Pajisja e pashpërthyer, për të cilën zyrtarët ushtarakë italianë thanë se përmbante 240 kg eksploziv, u zbulua pranë fshatit Borgo Virgilio të Lombardisë, në korrik. Rreth 3,000 banorë pranë zonës thuhet se u evakuuan në mënyrë që ekspertët e asgjësimit të bombave të mund të kryenin shpërthim të kontrolluar, të dielën. Hapësira ajrore e zonës u bllokua po ashtu për një kohë të shkurtër gjatë shpërthimit.

Të këshilluara

Vazhdojnë provokimet e rrezikshme në Tajvan

Në mënyrë shumë provokuese, forcat kineze vazhdojnë manovrat e tyre ushtarake rreth Tajvanit. Stërvitjet po pengojnë edhe trafikun ndërkombëtar të anijeve. Peki...

14:06

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI