Flash

Tentuan të trafikonin 1 ton kanabis drejt Italisë, kapen 5 persona në det të hapur

Lapsi.al 8 August 2022
Tentuan të trafikonin 1 ton kanabis drejt Italisë, kapen 5 persona

Detaje të reja nga operacioni anti-drogë ‘Syri’, i finalizuar nga policia e Vlorës dhe Guardia di Finanza, janë zbuluar. Policia e Vlorës njofton se u arrestuan 5 persona, tre shqiptarë dhe dy ukrainas, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Në pranga kanë rënë: Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj.  Po ashtu, nga Guardia di Finanza janë arrestuar shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.

Shqiptarët transportuan 990 kg kanabis me tre skafe drejt një veliere ku i prisnin dy ukrainas, në Gjirin e Arushës. Transporti i drogës është bërë një ditë më parë, rreth orës 15:00. Veliera më pas është nisur drejt Italisë, por nuk ka mbërritur në destinacion pasi është kapur në ujërat e bregdetit italian nga Guardia di Finanza.

[caption id="attachment_749801" align="alignnone" width="780"] 3 skafet që janë përdorur nga shqiptarët për të dërguar në det të hapur 992 kg kanabis[/caption]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI