Flash

Situatë e rëndë nga zjarri në Selenicë, Peleshi thirrje banorëve të evakuohen

Lapsi.al 8 August 2022
Situatë e rëndë nga zjarri në Selenicë, Peleshi thirrje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Me anë të një statusi në Facebook, ai ka deklaruar se situata më e rrezikshme paraqitet në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po kryhet edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Peleshi u ka bërë thirrje banorëve që tu binden urdhrave në rast se kërkohet evakuimi i tyre.

“Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret. Problematike është situata në fshatin

Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore.

U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet.

Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat”, shkroi ministri Peleshi.

Të këshilluara

Digjet makina e DSHP-së në Devoll (FOTO)

Përfshihet nga flakët një nga mjetet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Devoll. Mjeti bëjnë me dije burime pranë kësaj njësie kishte vite jashtë fu...

17:30

4 shenjat më xheloze të Horoskopit

Sipas astrologjisë, këto 4 shenja të zodiakut janë me xhelozet, si në marrëdhëniet e dashurisë, ashtu edhe në punë dhe miqësi. Dashi Dashi është një shenj...

22:24

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI