Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

Shuhet në moshën 73-vjeçare ikona e “Grease” Olivia Newton-John

Lapsi.al 8 August 2022
Shuhet në moshën 73-vjeçare ikona e “Grease” Olivia

Ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare aktorja Olivia Newton-John e njohur për të gjithë si ikona e filmit “Grease” ku u shfaq në krah të Hohn Travolta.

Njoftimi u bë nga bashkëshorti i saj, John Easterling, që nënvizonte se artistja ndërroi jetë "e qetë në fermën e saj në Kaliforninë Jugore, e rrethuar nga familja dhe miqtë". Sandy e paharruar në “Grease” kishte mbi 30 vjet që luftonte me kancerin e gjirit.

Beteja e saj filloi në 1992 me kancerin e gjirit, të cilin fillimisht mendoi se e kishte mundur, duke u bërë një avokate e ashpër dhe luftarake për ekzaminimin e kancerit të gjirit.

Një qendër për luftën kundër kancerit në Melburn të Australisë mban emrin e saj. Më pas, në vitin 2013, kanceri iu rikthye duke i prekur edhe shpatullën, gjë që e detyroi atë të shtynte një turne në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

"Frikë? Jo. Burri im është gjithmonë pranë meje. Më mbështet dhe jam e bindur se do ta mposht sëmundjen: Ky është qëllimi im", - thoshte ajo. Në vitin 2017, ajo u diagnostikua me kancer në shpinë, në bazën e shtyllës kurrizore.

Lindi në Kembrixh të Britanisë së Madhe në 1948, por fëmijërinë dhe adoleshencën e kaloi në Australi. Në vitin 1966 Olivia u zhvendos sërish në Britaninë e Madhe.

Ajo ishte tashmë e famshme si këngëtare e muzikës “country”, kur në vitin 1978 u thirr në krah të John Travolta për të luajtur Sandy, një studente e ëmbël australiane që u transferua në SHBA.

Historia e dashurisë për shokun e klasës, atë më të njohurin në shkollë, Denin e bëri atë të braktiste rrobat e saj dhe të vishte xhaketë motorash dhe taka të larta duke bërë brezat të ëndërrojnë në të gjithë botën.

"Grease" është ndoshta muzika më popullore e të gjitha kohërave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Një person vritet me thikë në Maliq

Një person është vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në Maliq. Mediat raportojnë se ai është rreth 60 vjeç. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak t...

22:07

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI