Flash

Rihapen rrugëkalimet në Gaza pas armëpushimit mes Izraelit dhe Xhihadit Islamik

Lapsi.al 8 August 2022
Rihapen rrugëkalimet në Gaza pas armëpushimit mes Izraelit dhe

Kamionë të ngarkuar me karburant hynë në Gaza ditën e hënë më 8 gusht pas një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Egjipti midis Izraelit dhe militantëve të Xhihadit Islamik, duke rritur kështu shpresat se konflikti që la dhjetëra palestinezë të vdekur tashmë është drejt fundit.

Një gazetar i AFP-së në pikëkalimin e mallrave për në Gazën jugore pa kamionë të ngarkuar me karburant që hynë në enklavën palestineze, duke i dhënë fund një mungese që kishte bërë që stacioni i vetëm i energjisë atje të mbyllej nga dita e shtunë.

Armëpushimi hyri në fuqi mbrëmjen e së dielës, për t’i dhënë fund dhunës që zgjaste prej 3 ditësh mes ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë në Gaza. Pasi hyri në fuqi, armëpushimi i ndërmjetësuar nga Egjipti, u respektua nga të dyja palët, pavarësisht të shtënave sporadike në orët e para të tij.

Të paktën 44 persona janë vrarë në sulmet e fundit të ushtrisë izraelitë në Gaza, 15 prej të cilëve fëmijë, në përplasjen më të dhunshme mes palëve që prej majit të vitit të kaluar. Udhëheqësit e SHBA dhe të Kombeve të Bashkuara vlerësuan arritjen e armëpushimit dhe bënë thirrje për respektimin e tij. Presidenti amerikan Joe Biden kërkoi gjithashtu që të vijojnë furnizimet me karburante dhe ndihma humanitare në Gaza.

Dhuna e fundit filloi me sulmet izraelite në vendet në Rripin e Gazës, për të cilat ushtria e saj tha se po iu përgjigjej kërcënimeve nga një grup militant. Ajo u pasua me ditë tensionesh pasi Izraeli arrestoi një anëtar të lartë të Xhihadit Islamik në Bregun Perëndimor.

Organizata e Xhihadit Islamik është në linjë me Hamasin, por shpesh vepron në mënyrë të pavarur. Hamasi ka zhvilluar katër luftëra me Izraelin që kur mori kontrollin e Gazës në vitin 2007-të, përfshi konfliktin në maj të vitit të kaluar.

Izraeli ka thënë se ishte e nevojshme të fillonte një operacion “parandalues” kundër Xhihadit Islamik, ndërsa zyrtari diplomatik tha se grupi kishte planifikuar një sulm me snajper ose me raketa antitank.

Ushtria izraelite vrau dy udhëheqës të lartë të Xhihadit Islamik në Gaza, Taysir al-Jabari dhe Khaled Mansour.

Zyrtari i lartë diplomatik izraelit tha se Xhihadit Islamik i është dhënë “një goditje shumë e rëndë”, e cila “i kishte kthyer ata dekada prapa”./REL/

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI