Flash

Plazhet shqiptare bosh, Greqia të ardhura rekord nga turizmi, 4,6% më shumë turistë se në vitin 2019

Lapsi.al 8 August 2022
Plazhet shqiptare bosh, Greqia të ardhura rekord nga turizmi, 4,6% më

Deri në 20 miliardë euro janë parashikuar të ardhurat në Greqi si rezultat i sezonit të suksesshëm veror. Numri i turistëve që kanë ardhur për pushime në shtetin helen ua kalon edhe atyre të vitit 2019, periudhë kjo përpara shpërthimit të pandemisë.

Aktualisht zyrtarë të qeverisë së Qirjakos Micotaqis thonë se të ardhurat nga turistët e huaj kanë sjellë rreth 18,2 miliardë euro përfitime, shifër kjo e cila pritet të rritet me 2 miliardë deri në fund të gushtit.

Rreth 4,6% turistë më shumë se në vitin 2019 mbërritën në aeroportet e Greqisë këtë vit, ndërsa gjatë korrikut besohet se kanë mbërritur 10% më shumë. Gushti gjithashtu ka shënuar nivele të paprecedentë të mbërritjeve të turistëve, ndërsa numri i prenotimeve po ashtu vijon të jetë i lartë edhe për muajin shtator.

Aktualisht, ishujt jugor të Egjeut dhe ishulli i Kretës disponojnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga turizmi në shtetin helen.

Të këshilluara

Digjet makina e DSHP-së në Devoll (FOTO)

Përfshihet nga flakët një nga mjetet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Devoll. Mjeti bëjnë me dije burime pranë kësaj njësie kishte vite jashtë fu...

17:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI