Flash

Lubonja: Një nga punët më të suksesshme të Edi Ramës është korruptimi i sa më shumë njerëzve

Lapsi.al 8 August 2022
Lubonja: Një nga punët më të suksesshme të Edi

Analisti, Fatos Lubonja në një televizion kombëtar ka kërkuar që protestat nuk duhet të ndalin sepse me drejtësi ti nuk arrin dot se në një shtet demokratik nuk ka nevojë për protesta

Lubonja është shprehur se Rama ka punuar shumë, një nga punët më të suksesshme dhe shumë të dëmshme për Shqipërinë është korruptimi i sa më shumë njerëzve

“Protestat padyshim sepse me drejtësi ti nuk arrin dot se në një shtet demokratik nuk ka nevojë për protesta. Ka ngjarje vepron drejtësia, nxjerr përgjegjësit, i arreston, bie qeveria vetvetiu, ka opinion publik, kështu që protestat janë padyshim të domosdoshme. Përtej protestave ngelet mosbindja civile, veprimet e dhunshme. E para mendoj që edhe sikur të mendosh se nuk janë të suksesshme ato duhet të ndodhin sepse tregon që ka akoma rezistencë. Pastaj që të jenë të suksesshme, duhet ndryshimi i taktikave, të tërheqin sa më shumë njerëz. Sa mundet që nga protesta në nivele militantësh dhe njerëzish të dëmtuar direkt, të bëhen protesta ku të bashkohet një shumicë e madhe me shpresën se i duhet dhënë fund një situatë të tillë dhe duhet krijuar një gjë tjetër. Kjo kërkon një Shqipëri tjetër, duhet të dalë Shqipëria nga kjo rrugë ku ka hyrë.

Të krijohet një shpresë, ose njëkohësisht në qoftë se rritet pakënaqësia, vjen një pikë ku do mbështetesh tek i fundit vetëm të shfrysh dufin, se ndonjëherë protestat dhe rotacionet vijnë dhe si ndëshkim, jo si shpresë.

Rama ka punuar shumë, një nga punët më të suksesshme dhe shumë të dëmshme për Shqipërinë është korruptimi i sa më shumë njerëzve. Janë futur në interesa njerëzit. Ka ndërtuar shtetin që ka kapur me oligarkët, me administratën, është një masë e madhe që thotë unë dua të rri këtu se këtu po ha.

Këtu është punuar keq në kuptimin që unë do i marr të gjithë, një e fut në administratë, shkollat i kam të miat. Është bërë sistemi i tillë, është bërë parti shtet. Ky ka ndërtuar një rrjet interesash të tillë që këta duhen llogaritur për forcë”, tha Lubonja.

Të këshilluara

Digjet makina e DSHP-së në Devoll (FOTO)

Përfshihet nga flakët një nga mjetet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Devoll. Mjeti bëjnë me dije burime pranë kësaj njësie kishte vite jashtë fu...

17:30

4 shenjat më xheloze të Horoskopit

Sipas astrologjisë, këto 4 shenja të zodiakut janë me xhelozet, si në marrëdhëniet e dashurisë, ashtu edhe në punë dhe miqësi. Dashi Dashi është një shenj...

22:24

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI