Flash

Kylie Jenner reagon ndaj kritikave për protokollet e sigurisë të 'Kylie Cosmetics'

Lapsi.al 8 August 2022
Kylie Jenner reagon ndaj kritikave për protokollet e sigurisë të

Kylie Jenner ka reaguar së fundmi ndaj kritikave se  kishte anashkaluar "protokollet e duhura sanitare" ndërsa ishte në Milano të Italisë, duke testuar produktet për linjën e saj të bukurisë, Kylie Cosmetics.

Kevin James Bennett, një artist grimi ishte i pari i cili kritikoi publikisht Jenner për mosrespektimin e protokolleve pasi ajo publikoi disa imazhe të saj me një pallto të bardhë, pa doreza apo rrjetë flokësh, duke përzier produkte të ndryshme make-up.

"Unë jam një make up artist dhe punoj me prodhuesit e kozmetikës (dhe laboratorët e tyre) si pjesë e punës sime," shkroi ai . "Unë kam flokë shumë të shkurtër dhe nuk më kanë lejuar kurrë të futem në laborator pa rrjetë flokësh, mbulesa këpucësh, maskë...dhe doreza të disponueshme."

 

Ai vazhdoi: "Kylie po i shtyn ndjekësit e saj të mendojnë se ajo po krijon kozmetikë. Dhe unë do të doja të dija se cili prodhues injorant (në Itali) e la atë të organizonte këtë foto në laboratorin e tyre dhe në katin e prodhimit pa ndjekur kushtet e duhura higjienike. Më duhet emri sepse dua të sigurohem që klientët e mi të mos punojnë kurrë me ta."

Bennett e përfundoishkrimin  e tij duke thënë se ai po përpiqej të "mbronte" klientët e mundshëm të Kylie Cosmetic. Menjëherë ,postimi i tij mori një përgjigje nga ylli i “Keeping up with the Kardashians”.

"Kevin - kjo foto nuk është bërë në një fabrikë prodhimi," filloi Jenner. "Unë kurrë nuk do t'i anashkaloja protokollet sanitare dhe as ndonjë pronar tjetër i famshëm ose markë bukurie. Kjo është plotësisht e papranueshme, jam dakord."

Ajo vazhdoi: "kjo është një hapësirë ​​e vogël personale duke krijuar mostrat e mia argëtuese dhe duke bërë fotografi për përmbajtjen dhe nuk jam, afër prodhimit masiv. Askush nuk po i vë klientët në rrezik!"

"Turp për ty Kevin për përhapjen e informacionit të rremë !!!!" përfundoi ajo.

Jenner themeloi Kylie Cosmetics në 2015. Që nga fillimi i markës së kozmetikës, ajo ka vazhduar të prodhojë disa bashkëpunime me motrat e saj dhe ka fituar miliona dollarë./Lapsi.al

Të këshilluara

Bella Hadid dhe varësia e saj ndaj alkolit

Problemet me alkoolin janë shumë të zakonta edhe mes njerëzve të famshëm dhe gjithnjë e më shumë prej tyre po flasin publikisht. Nga Chrissy Teigen, e cila n...

13:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI