Flash

Kanye West reagon ndaj ndarjes së Kim Kardashian me Pete Davidson

Lapsi.al 8 August 2022
Kanye West reagon ndaj ndarjes së Kim Kardashian me Pete Davidson

Reperi, Kanye West ka reaguar së fundmi ndaj ndarjes së Kim Kardashian me Pete Davidson.

Përmes rrjetit të tij social,Instagram,Kanye ka publikuar një faqe të parë të edituar të" New York Times"  ku shkruhej, "Skete Davidson vdiq në moshën 28 vjecare".

Kanye, gjithashtu sulmoi Kid Cudi me një nëntitull që lexonte, "Kid Cudi kishte për qëllim të luante funeral, por kishte frikë se mos i gjuanin me shishe", një shaka për artistin e "Pursuit of Happiness" të cilit fansat i hodhën objekte teksa dilte nga festivali Rolling Loud të muajit të kaluar në Miami.

Një burim i afërt me Kardashian, konfirmoi për Page Six të premten se dyshja ishin ndarë pas nëntë muajsh lidhje.

"Kim dhe Pete kanë vendosur të jenë thjesht miq," tha një burim i afërt me sipërmarrësen. “Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe punët e tyre e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje.”

Një burim tjetër tregoi se diferenca e moshës së dyshes kontribuoi në vendim.

“Pete është 28 vjeç dhe Kim është 41 – ata janë në vende shumë të ndryshme për momentin”, u shpreh burimi i brendshëm. “Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë për në Nju Jork, ose kudo që të jetë , por Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë.Ajo duhet të përqendrohet te fëmijët."

Kardashian dhe Davidson filluan të takoheshin pas divorcit të saj nga West, me të cilin ndan katër fëmijë: North, 9, Saint, 6, Chicago, 4 dhe Psalm, 3./Lapsi.al

Të këshilluara

Bella Hadid dhe varësia e saj ndaj alkolit

Problemet me alkoolin janë shumë të zakonta edhe mes njerëzve të famshëm dhe gjithnjë e më shumë prej tyre po flasin publikisht. Nga Chrissy Teigen, e cila n...

13:38

A është martuar Rita Ora me Taika Waititi

Taika Waititi dhe Rita Ora janë bashkë prej më shumë se një viti dhe tani thuhet se mund të jenë në fakt burrë e grua. Kjo pasi njerëzve syshqiponjë u ka rën...

11:06

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI