Flash

Identifikohen viktima dhe autori i vrasjes në Maliq

Lapsi.al 8 August 2022
Identifikohen viktima dhe autori i vrasjes në Maliq

Identifikohet viktima e vrasjes me thike në Maliq. Mediat raportojnë se ka mbetur i vrarë shtetasi Nesti Sotiri, rreth 60 vjeç.

Po kështu policia ka identifikuar dhe autorin e dyshuar, Velo Azisllari. Mësohet se si viktima dhe autori janë që të dy fermerë, dhe merren me bagëti.

Sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta, teksa të dy kanë goditur njeri-tjetrin dhe janë dëmtuar me mjete prerës. Si pasojë njëri ka ndërruar jetë, tjetri ndodhet në spital.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Një person vritet me thikë në Maliq

Një person është vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në Maliq. Mediat raportojnë se ai është rreth 60 vjeç. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak t...

22:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI