Dhe një ministre në aferën e inceneratorëve/ Ku i çoi Frida Krifca fondet e BE
Sado prekës që të jetë ky paralelizëm, ai tregon shumë më tepër sesa atë që ndodh nën regjimin e Rilindjes, ku as që imagjinohet që qytetarët të kenë shanse të barabarta. Ai shkon përtej edhe akuzave të zakonshme për rryshfet dhe korrupsion, ku një fermer i vërtetë nuk e merr ndihmën ndërsa tjetrit që i takon, digjet. Pra kjo histori, sado empathi që të ngjallë e tejkalon fatin e Dashamir Çelës nga Berati, të cilin qeveria e tij bëri gjithçka për ta falimentuar, derisa e detyroi të largohej nga vendi. Fakti që projekti i tij nuk u financua dhe ai i një anonimi që kishte nga mbrapa bosët e inceneratorëve, as që nuk u vu në dyshim, na dëshmon për superpushtetin korruptiv që kishte ky oktapod, tentakulat e të cilit patën kapur gjithë shtetin. Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës Ky episod i vogël allishverishi (sepse po u morre me 300 mijë euro këta të tallin), tregon se përpos ministrisë së Mjedisit, roli i së cilës është vërtetuar, bashkisë së Tiranës që firmoste duke tejkaluar kompetencat, asaj të Fierit që nuk ka parë se ç‘ka miratuar, atyre dhjetë dikastereve që kanë qenë aq efikase sa kanë thënë “PO” brenda një dite të vetme, në lojë paska qenë edhe ministria e Bujqësisë. Pra kudo që i vinin syrin bosët e inceneratorëve, ata ushqeheshin me para publike, ashtu si edhe sot, që janë në arrati, por vazhdojë të paguhen me 29 euro për ton, për plehrat që nuk i djegin por i groposin aty pranë serës të ngritur me fondet e BE për Shqipërinë. Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit Prandaj kjo gropë mbetjesh nuk ka fund. Se ajo është ideuar dhe realizuar nga ata që kishin pushtetin për të komanduar çdo ministri dhe çdo bashki. Dhe prandaj sa herë e prek ajo nxjerr në sipërfaqe plehrën e radhës, që ka mbetur ende e painceneruar. ©Lapsi.al