Flash

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Kim K nga komediani

Lapsi.al 7 August 2022
Zbulohet arsyeja e ndarjes së Kim K nga komediani

Së fundmi është zbuluar assyeja e ndarjes së Pete Davidson dhe Kim Kardashian.

Sipas një burimi të brendshëm, arsyeja ishte diferenca në moshë e Kim dhe Pete

“Pete është 28 vjeç dhe Kim është 41 – ata janë në vende shumë të ndryshme për momentin”, u shpreh burimi për Page Six.

“Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë për në New York, ose kudo që ai të jetë në një moment”. Por, Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë. Ajo duhet të përqendrohet te fëmijët.”

Burimitregoi gjithashtu se Kardashian , e cila drejton biznese të shumta ishte “plotësisht e lodhur nga kjo marrëdhënie dhe gjëra të tjera që po ndodhin në jetën e saj”.

Themeluesja e Skims së fundmi ka pasur një marrëdhënie të trazuar me Kanye West, gjë që shkaktoi grindje gjatë kohës që ajo ishte në lidhje me aktorin e "SNL".

Burimi  shpjegoi: “Kur Kim është me dikë tjetër, Kanye mund të shkaktojë probleme me fëmijët. Ai përpiqet të prish marrëdhënien e tyre.Kim është një nënë vërtet e përkushtuar dhe fëmijët e saj do të jenë gjithmonë të parët. Ajo dëshiron dhe ka nevojë për harmoni në shtëpi dhe në jetën e saj.”

Kardashian dhe Davidsonu takuan kur ajo mori pjesë në  “Saturday Night Live” në tetor 2021.

“Kur u puthëm, unë u emocionova.Ishte një puthje në skenë, por kishte ndjenjë,” tha Kim për puthjen e komedianit në një skeç në shfaqje.

Sidoqoftë, ajo nuk ishte e sigurt nëse shkëndija ishte diçka e veçantë.

“Isha sikur, “Uau, vërtet nuk kam puthur askënd tjetër për 10 vjet, kështu që ndoshta  nuk është asgjë, është vetëm një puthje skenike”, shtoi sipërmarrësja.

Kardashian dhe West u martuan në maj 2014 dhe kanë katër fëmijë: North, 9, Saint, 6, Chicago, 4, dhe Psalm, 3.Davidson, i cili më parë ishte fejuar me Ariana Grande, kohët e fundit foli për "ëndrrën" e tij për t'u bërë baba një ditë.

“Unë jam padyshim një djalëfamiljar. Ajo cfarë unë ëndërroj që nuk e kam arritur ende, është që dua të kem një fëmijë”, tha ai në “Hart to Heart” të Peacock muajin e kaluar./Lapsi.al

Të këshilluara

Johnny Depp akuzohet për plagjiaturë

Aktori Johnny Depp dhe kitaristi, Jeff Beck po akuzohen për plagjiaturë në bashkëpunimin e tyre të ri muzikor. Depp dhe Beck  publikuan një album të quajtur ...

13:30

Mozzik kërkesë publike për Dua Lipën

Artistja me famë botërore, Dua Lipa ndodhet në Prishtinë pasi po merret me organizimin e festivalit “Sunny Hill”. Reperi i njohur, Mozzik ka shfrytëzuar rastin...

16:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI