Flash

Vajza e Will Smith flet për incidentin në Oscars: Nuk u befasova

Lapsi.al 7 August 2022
Vajza e Will Smith flet për incidentin në Oscars: Nuk u befasova

Willow Smith ka thyer heshtjen për incidentin e babait të saj, Will Smith në Oscars.

Willow shpjegoi gjatë një interviste të fundit me Billboard se reagimi i medias që pasoi pasi Will goditi Chris Rock në skenë "nuk më tronditi aq shumë”.

“Unë i shoh të gjithë familjarëte mi si qenie njerëzore dhe i dua dhe i pranoj me gjithë humanitetin e tyre”, shtoi ajo.

"Për shkak të pozicionit në të cilin jemi, karakteri ynë ndonjëherë nuk pranohet dhe nga ne pritet të veprojmë në një mënyrë që nuk është e favorshme për një jetë të shëndetshme njerëzore dhe nuk është e favorshme për të qenë të ndershëm."

Artistja më parë ndau një mesazh në Twitter menjëherë pasi Will dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. "Kuptimi i jetës gjendet tek sfidat," shkroi ajo, duke shtuar: "Jeta është një seri reagimesh".

Debati në shfaqjen e çmimeve nisi pasi komediani, Chris Rock bëri një shaka për flokët e  Jada Pinkett Smith e cila vuan nga alopecia.Menjëherë, Smith doli në skenë dhe e goditi Rockun në fytyrë, duke lënë të habitur audiencën.

"Mbaje emrin e gruas sime larg gojës tënde të ndyrë", bërtiti aktori.

Që atëherë ai i ka kërkuar falje  komedianit  dhe ka dhënë dorëheqjen nga Akademia, e cila e ndaloi atë nga shfaqjet e çmimeve për 10 vjet. Ai ende mund të nominohet dhe të fitojë një nga çmimet e lakmuara.

Së fundmi Will ndau një tjetër falje për Chris duke postuar një video në llogaritë e tij të mediave sociale .

"Kam tentuar të kontaktojë me Chris, por njerëzit e tij të afërt më thanë se ai nuk është gati të flasë. Chris,të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu duke të pritur që të bisedojmë ”, u shpreh Smith./Lapsi.al

Të këshilluara

Mozzik kërkesë publike për Dua Lipën

Artistja me famë botërore, Dua Lipa ndodhet në Prishtinë pasi po merret me organizimin e festivalit “Sunny Hill”. Reperi i njohur, Mozzik ka shfrytëzuar rastin...

16:16

Lisa Kudrow: 'Friends' më shkaktoi pasiguri

Aktorja Lisa Kudrow ka folur së fundmi për pjesëmarrjen e saj në serialin e viteve 1990 "Friends". Gjatë një interviste të fundit në podkastin "Podcrushed", ...

15:57

Kanye West akuzon Adidas për kopjim

Kanye West ka shpërthyer së fundmi ndaj kompanisë , Adidas e cila merret me prodhimin dhe shpërndarjen për markën e tij miliardë dollarëshe Yeezy. Përmes një...

15:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI