Flash

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson, prindër për herë të dytë

Lapsi.al 7 August 2022
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson, prindër për herë të

Khloé Kardashian dhe ish-i i saj Tristan Thompson kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku, një djalë.

Lajmi se dyshja do të bëheshin sërish prindër u publikua më 13 korriki shtatë muaj pas ndarjes së tyre të fundit.

“Khloé është jashtëzakonisht mirënjohëse për surrogaten dhe për këtë  bekim kaq të bukur”, u shpreh përfaqësuesi i saj atë kohë.

“Ne do ju luteshim për privatësi në mënyrë që Khloé të mund të fokusohet tek familja e saj”, përfundoi deklarata.

Një burim i brendshëm tregoi se Kardashian dhe Thompsonnuk janë rikthyer bashkë dhe nuk kanë komunikuar me njëri tjetrin.

Ylli i "Kardashians" mirëpriti True në prill 2018, një vit pasi atleti u bë baba i djalit Prince, tani 5 vjeç, me ish partneren,Jordan Craig.

Ndërsa dyshja u ndanë në shkurt 2019 pas tradhëtive të shumta nga ana e tij, ata u pajtuan vitin e ardhshëm - vetëm që lojtari i NBA-së të tregohej përsëri i pabesë.

Tristan pranoi së fundmi  se kishte kryer marrëdhënie me Maralee Nichols dhe ishte babai i fëmjës që ajo priste. Menjëherë pas lajmit, Kylie Jenner e quajti Thompson "personin më të keq në planet" , ndërsa Kourtney Kardashian kritikoi ashpër tradhtinë e tij ./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI