Flash

Dua Lipa nderohet me titullin Ambasadore Nderi e Kosovës

Lapsi.al 7 August 2022
Dua Lipa nderohet me titullin Ambasadore Nderi e Kosovës

Dua Lipa është nderuar me titullin Ambasadore Nderi e Kosovës.

Përmes rrjetit të saj social, Dua ndau me fansat lajmin se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i kishte dhuruar asaj titullin prestigjioz.

“Është një nder dhe një privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht  që ne të lëmë gjurmët tona dhe të bëjmë një ndryshim”, ka shkruar Lipa në një postim në Instagram. “Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar. Faleminderit."

Pstimi përfshinte disa fotografi të këngëtares duke marrë një medaljon të veçantë nga Osmani, së bashku me imazhet e certifikatave zyrtare dhe një letër të shtypur që e fton artistin në zyrën e presidentit për të marrë nderimin.

Osmani ka shpërndarë gjithashtu foto nga prapaskenat e ceremonisë në rrjetet sociale.

“Sot i dhashë titullin Ambasadore Nderi të Republikës së Kosovës, Dua Lipës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap dhe çdo paraqitje”, ka shkruar presidentja. “E falënderova në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po e bën zërin tonë të dëgjohet kudo në botë”.

Presidentja gjithashtu falenderoi edhe babain e Lipës, Dukagjin Lipa, i cili së bashku me vajzën e tij themeluan Festivalin vjetor Sunny Hill në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. /Lapsi.al

 

https://www.instagram.com/p/Cg6kCb-MC9i/

Të këshilluara

Mozzik kërkesë publike për Dua Lipën

Artistja me famë botërore, Dua Lipa ndodhet në Prishtinë pasi po merret me organizimin e festivalit “Sunny Hill”. Reperi i njohur, Mozzik ka shfrytëzuar rastin...

16:16

Lisa Kudrow: 'Friends' më shkaktoi pasiguri

Aktorja Lisa Kudrow ka folur së fundmi për pjesëmarrjen e saj në serialin e viteve 1990 "Friends". Gjatë një interviste të fundit në podkastin "Podcrushed", ...

15:57

Kanye West akuzon Adidas për kopjim

Kanye West ka shpërthyer së fundmi ndaj kompanisë , Adidas e cila merret me prodhimin dhe shpërndarjen për markën e tij miliardë dollarëshe Yeezy. Përmes një...

15:24

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI