Flash

Do shpetojmë nga i nxehti/ Nga e hëna nis shiu

Lapsi.al 7 August 2022
Do shpetojmë nga i nxehti/ Nga e hëna nis shiu

Ditët e nxehta që kanë “pushtuar” vendin, pritet që të zëvendësohen me vranësira dhe reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak i nxehti parashikohet të pësojë një tërheqje në javën e ardhshme.

Gjatë mesjavës deri në fundjavë vendi do të përfshihet pjesërisht nga reshjet e shiut përjashtuar brigjet detare.

“Java do të nisë e qëndrueshme. Në mesjavë, do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësira mesatare të cilat gjatë orëve të nxehta të ditës do të marrin karakter të dendur përgjatë zonave malore.

Gjatë këtyre orëve kryesisht nga e mërkura deri të premten vendi do të përfshihet pjesërisht nga reshjet e shiut përjashtuar brigjet detare. Reshjet në verilindje e juglindje do të marrin formën e shtrëngatave të shiut e lokalisht të breshërit me shkarkesa elektrike”, - thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Ndërkohë temperaturat do të pësojnë rënien. Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme në brigjet detare dhe gjatë momenteve me shtrëngata ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 3 ballë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI