Flash

Selena Gomez gati ti japë lamtumirën Hollywood

Lapsi.al 6 August 2022
Selena Gomez gati ti japë lamtumirën Hollywood

Selena Gomez është gati t’i japë lamtumirën Hollivudit.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur zbuloi se përfundimisht dëshiron të martohet dhe të bëhet nënë – dhe ajo është përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale.

Ylli i “Only Murders in the Building” e tha këtë gjë në një poscast të TaTaTu “Giving Back Generation”.

“Shpresoj të martohem dhe të bëhem nënë”, u tha 30-vjeçarja prezantueseve Raquelle Stevens dhe Ashley Cook, të cilat gjithashtu janë mikeshat e saj prej kohësh.

“Përfundimisht, do të jem e lodhur nga e gjithë kjo, kështu që ndoshta do t’i kushtoj pjesën më të madhe të jetës sime filantropisë përpara se të qetësohem.”

Krijuesja e hitit “Same Old Love” zbuloi se teksa sheh motrën e saj 8-vjeçare Gracie Teefey duke u rritur e bëri atë të mendojë se tashmë dëshiron të bëhet prind.

“Në thelb duhet ta shikoj këtë person të vogël të rritet. Nuk ka ndjenjë më të mirë në botë. Ndihem si prind në një farë mënyre, edhe pse nuk jam.”

Nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur flet për planet për të pasur familje.

Gjatë një paraqitjeje në qershor në podkastin e The Hollywood Reporter “Awards Chatter”, Gomez tha se lëvizja e saj nga Teksasi në Hollivud e bëri atë të mendonte edhe më shumë për të qenë nënë.

“Unë dua të kem katër fëmijë,” tha ajo. “Ndoshta jo e planifikuar, ndoshta e planifikuar, ndoshta të dyja”.

Të këshilluara

Mozzik kërkesë publike për Dua Lipën

Artistja me famë botërore, Dua Lipa ndodhet në Prishtinë pasi po merret me organizimin e festivalit “Sunny Hill”. Reperi i njohur, Mozzik ka shfrytëzuar rastin...

16:16

Lisa Kudrow: 'Friends' më shkaktoi pasiguri

Aktorja Lisa Kudrow ka folur së fundmi për pjesëmarrjen e saj në serialin e viteve 1990 "Friends". Gjatë një interviste të fundit në podkastin "Podcrushed", ...

15:57

Kanye West akuzon Adidas për kopjim

Kanye West ka shpërthyer së fundmi ndaj kompanisë , Adidas e cila merret me prodhimin dhe shpërndarjen për markën e tij miliardë dollarëshe Yeezy. Përmes një...

15:24

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI