Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Vazhdojnë provokimet e rrezikshme në Tajvan

Lapsi.al 5 August 2022
Vazhdojnë provokimet e rrezikshme në Tajvan

Në mënyrë shumë provokuese, forcat kineze vazhdojnë manovrat e tyre ushtarake rreth Tajvanit. Stërvitjet po pengojnë edhe trafikun ndërkombëtar të anijeve. Pekini po demonstron ashpërsi edhe në skenën diplomatike.

Në ditën e dytë të manovrave ushtarake, forcat kineze kaluan vazhdimisht kufirin detar jozyrtar midis Kinës dhe Tajvanit. Avionët luftarakë dhe anijet luftarake kineze kanë kaluar të ashtuquajturën linjë qendrore në ngushticën e Tajvanit, kumtoi Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit në Taipei. Autoritetet flasin për një “akt shumë provokues”. Linja qendrore e ngushticës së Tajvanit konsiderohet si kufiri jozyrtar, por i respektuar kryesisht nga Kina dhe Tajvani. Me pakënaqësi të madhe reagoi edhe kryeministri i Tajvanit Su Tseng-chang. Qeveria në Taipei nuk priste “që fqinji keqdashës do të zhvillonte një demonstrim pushteti në pragun tonë dhe do të rrezikonte arbitrarisht rrugët detare më të ngarkuara në botë me stërvitje ushtarake”, u tha Su gazetarëve. Qeveria kineze kohët e fundit deklaroi se kufiri jozyrtar, sipas saj, nuk ekziston më. Ngushtica e Tajvanit është një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë. Anijet e ngarkuara dhe cisternat e naftës po e anashkalojnë aktualisht ishullin, për të shmangur një konfrontim me ushtrinë kineze, thanë analistët dhe pronarët e anijeve. Kjo i shton atyre rreth gjysmë dite kohët e udhëtimit. Kina nisi stërvitjet e saj, të cilat përfshijnë edhe gjuajtje me municion të vërtetë, pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin. Manovrat duhet të zgjasin deri të dielën në mesditë (me orën lokale). Shfaqja më e madhe ushtarake e forcës nga kinezët në më shumë se dy dekada synon të pengojë Tajvanin në përpjekjet e mëtejshme për pavarësi. Pekini e sheh ishullin si pjesë të Republikës Popullore dhe kërcënon me pushtimin ushtarak. Tajvani, nga ana tjetër, e sheh veten si të pavarur. Pekin: Sanksione kundër Pelosit – thirret edhe ambasadori i Japonisë Ministria e Jashtme kineze njoftoi sanksione kundër politikanes së lartë amerikane Peslosi dhe familjes së saj – pa dhënë detaje. Me vizitën e saj në Tajvan, Pelosi “ndërhyri seriozisht në punët e brendshme të Kinës dhe minoi seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”, kumtoi Pekini.
Schiffe in der Taiwanstraße
E zemëruar nga kritikat e Japonisë për manovrat e Kinës brenda Grupit të shtatë fuqive më të mëdha ekonomike (G7), ministria e Jashtme e Pekinit thirri ambasadorin japonez në raport. Atij iu dorëzua një protestë zyrtare. Qeveria në Tokio ka kritikuar ashpër faktin se pesë raketa kineze ranë në det në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë (EEZ) gjatë stërvitjes ushtarake. Në një deklaratë, grupi G7 shprehu shqetësimin e tij dhe theksoi se nuk kishte asnjë arsye për të përdorur një vizitë si pretekst “për aktivitete ushtarake agresive”. Ministrat e Jashtëm të Kinës dhe Rusisë, Wang Yi dhe Sergey Lavrov, reaguan ndaj kritikave nga Japonia me një tjetër protestë në takimin e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN). Dy kryediplomatët u larguan nga salla e konferencave në Phnom Penh, Kamboxhia, ndërsa kolegu i tyre japonez Yoshimasa Hayashi do të fliste, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo. Në takim, Lavrov foli për një partneritet strategjik midis Rusisë dhe Kinës.
Nancy Pelosi hält Pressekonferenz in Tokio
Në kornizat e takimit të ASEAN-it, Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken siguroi Japoninë për “solidaritetin e fortë” të Shteteve të Bashkuara pas “veprimeve të rrezikshme të Kinës”. Në lidhje me ndikimin e disa raketave kineze në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë, Blinken foli për një “përshkallëzim të rëndësishëm”. Ai akuzoi udhëheqjen kineze se dëshiron të ndryshojë status quo-në në ngushticat e Tajvanit.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI