Flash

Mediat britanike: Krim i tmerrshëm në plazhin shqiptar

Lapsi.al 5 August 2022
Mediat britanike: Krim i tmerrshëm në plazhin shqiptar

Mediat britanike i kanë bërë jehonë tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u vra nga gomonia e drejtuar nga komisari i policisë Arjan Tase.

Kjo për shkak se familja Avdia jetonte në lagjen Barking të Londrës dhe ndodheshin në Shqipëri vetëm për pushime.

“Daily Mail” ka publikuar fotot dhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale të momenteve pas tragjedisë kur babai është përballur me policin. Një tjetër moment që i bëhet jehonë është edhe si Tase u përball me zemërimin e pushuesve që ndodheshin të pranishëm.

“Isha duke u larë së bashku me vajzën time pranë bregut, pashë një varkë të bardhë me dy persona në bord. Varka u parkua në plazh pranë një hoteli dhe pashë një vajzë të zbriste prej andej.

Ai erdhi në drejtimin tonë dhe erdhi me shpejtësi djallëzore dhe më ndau mua dhe vajzën. U zhyta poshtë në ujë dhe anija goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e prerë të gjithën.

Pashë që automjeti u largua, por më pas varkatari u kthye, ndaloi varkën dhe doli në breg” – citohet edhe dëshmia e babait të vajzës nga “Daily Mail”.

Ndërsa “The Sun” nënvizon se ky është aksidenti i tretë i raportuar me skafe në bregdetin shqiptar këtë verë.

Gazeta përmend se muajin e kaluar një çift u dërgua në spital pasi u godit nga një skaf në Jalë, ndërsa dy ditë më vonë një tjetër fëmijë 7-vjeçar u dërgua me urgjencë në urgjencë pas një aksidenti skafi.

Ndërsa “The Mirror” tha se i ka kërkuar një koment për këtë çështje edhe ministrisë së jashtme britanike. ©LAPSI.al

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI