Flash

Berisha nxjerr SMS-në e policit: Skafi i Potamit përdorej për trafik droge

Lapsi.al 5 August 2022
Berisha nxjerr SMS-në e policit: Skafi i Potamit përdorej për

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar denoncimin sipas tij të një oficeri policie që i shkruan se skafi i policit Arjan Tase që vrau 7-vjeçaren në Himarë përdorej nga vëllezërit Habilaj dhe Geron Xhafa për trafik droge.

Sipas denoncuesit, skafi i Tases është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshëm) dhe jo mjet lundrimi për shërbime turistike…!

“Përshëndetje Doktor! Uroj të jeni mirë me shëndet familjarisht. Jam oficer policie. Po ju informoj në lidhje me Motogomonen me dy motorra të fuqishëm që aksidentoi 7-vjeçaren në Potam.

Motogomonja (Skafi) me dy motorra i përket një Grupi trafikantësh që kanë punuar dhe punojnë për transportim hashashi për Itali, Greqi dhe Malin e Zi, për llogari të Habilajve dhe Geron Xhafes, por që janë mbrojtur dhe favorizuar nga oficeri Arjan Tase me detyrë Komandant i Stacionit Policisë Himarë…!

Motogomonja (Skafi), në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke transportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë. Pastaj është tërhequr nga Deti dhe është dërguar me një automjet të mbyllur në një servis të specializuar për Skafet në Rajonin e Kurbinit në afërsi të Patokut ku i është nënshtruar servisit për më shumë se një muaj.

Pra është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshëm) dhe jo mjet lundrimi për shërbime turistike…!” – thuhet në SMS-në e publikuar nga Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI